Petrit Vasili njihet si një ndër zagarët më besnikë dhe të verbër të Ilir Metës, bajlozit më të madh të korrupsionit në Ballkan.
Vasili njihet edhe si zonja e dytë e Ilir Metës, në shumë raste edhe më i dobishëm se sa zonja e parë, Monika Kryemadhi.
Nëse Ilir Meta ka përdorur një vegël për shumë poshtërsi në politikën shqiptare ai është padyshim Petrit Vasili.
Sipas rastit, Meta e bëri Vasilin ministër Shëndetësia, ministër Drejtësia, kryetar partie, nënkryetar partia, kryetar të grupit parlamentar etj. Mund ta bëjë edhe bebisiter, amvisë, freskuese, çorap etj., nëse ia diktojnë rrethanat.
Prej tre vitesh, Meta e ka përdorur Vasilin si një levë kundër reformës në drejtësi. Për sa kohë ishte në qeveri me Edi Ramën, Vasili, me porosi të Metës dhe Monikës, punonte në prapaskenë kundër reformës në drejtësi.
Kur Edi Rama e përzuri nga koalicioni dhe e mundi bashkë me Berishën në zgjedhje, Ilir Meta e nxori Vasilin hapur kundër reformës në drejtësi.
I hipnotizuar nga Ilir Meta, Vasili shkoi aq larg në marrëzinë e tij sa që quajti amerikanët pushtues, duke iu referua angazhimit dhe vendosmërisë së tyre për miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi.
Arsyeja është e thjeshtë. Ilir Meta e lidh zbatimin e reformës në drejtësi me fundin e tij në politikën shqiptare.
Në reagimet e tij sipas linjës së Metës dhe Monikës, Vasili flet edhe për moral. Po cili është në të vërtetë morali i këtij politikani dhe a mund të jetë ai një shembull pozitiv?!
Ata që e njohin nga afër e dinë se Petrit Vasili jeton një vit me dashnoren dhe një vit me gruan.
Sapo kalojnë disa muaj, Vasili e braktis gruan dhe shkon tek dashnorja. Më pas, befas braktis dashnoren dhe kthehet sërish tek gruaja, për të vijuar avazin.
Dashnorja e Vasilit quhet S. P dhe ka mbajtur poste të larta në administratë.
Megjithatë, kur del me Ilir Metën, Vasili merr gruan me vete. Më pas gruas, të cilën e ka ndarë disa herë, i kthen kurrizin dhe shkon tek dashnorja, ndërkohë që ditën shan ambasadorët Lu dhe Vahutin, duke turfulluar kundër reformës në drejtësi.
Shqiptarët duhet ta dinë se ky është Vasili i vërtetë dhe jo ai që aktron nëpër ekrane./Pamfleti.com
Skandali seksual/ Bledi Mane: PPetrit Vasili zuri dashnore gruan e shokut pastaj e divorcoi dhe e mori për vete
E pyeste mbreme moderatori Blendi Fevziu ministrin me te ri te drejtesise Petrit Vasili:
-Keni dijeni per dashnoret e ministrave qe kane fjetur ne hotelin e Balilajt ne Sarande?…Petriti skuqej e perpelitej e gelltitej e sperdridhej.
Me 14 shkurt te vitit 2005, ne shtepine e avokatit te njohur Perparim Kalo ishte futur fshehurazi dashnori i gruas se avokatit, Sonja Popa. Sonja megjithese e martuar dhe nene e nje vajze, kishte kohe qe flirtonte me mjekun Petrit Vasili, shok i burrit te saj. Avokati si per dreq kthehet para kohe nga nje sherbim jashte vendit dhe gjen ne krevatin e tij bashkeshortor tek putheshin dhe palloheshin gruaja me shokun.
Ngjarja ishte e rende per dy familjet. Te turperuar deri ne palce, ekonomistja dhe doktori vendosen te divorcohen duke lene rrugeve bashkeshortet dhe femijet e tyre dhe qysh prej gati 11 vjetesh bashkejetojne te dy.
Petrit Vasili pasi erdhi ne pushtet per here te trete, sistemon edhe dashnoren me pune ne administrate. Sot Sonja Popa mban pozicionin e drejtoreshes se zhvillimit te turizmit ne Ministrine e Ekonomise.
Ndaj Blendi Fevziu ngulmonte kot dje mbrema kur pyeste Petrit Vasilin per muhabete dashnoresh.
Titi nuk ka neovoje te shkoje deri te hoteli i famshem ne Sarande, Titi ta ben gjemen mu ne mes te Tiranes!!!