osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Qeveritë rrëzohen duke votuar! Shpikja e koalicionit “opozitqyqarë”me Monikën e Mediun, Dukën e Ndokën, Idrizin e Dulen… e paparë: Të largojmë Ramën duke mos votuar!

Qeveritë rrëzohen duke votuar! Shpikja e koalicionit “opozitqyqarë”me Monikën e Mediun, Dukën e Ndokën, Idrizin e Dulen… e paparë: Të largojmë Ramën duke mos votuar!

Ditën kur në KQZ u mbyll afati (23 prill) për regjistrimin e partive që do të jenë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, tetë parti të opozitës firmosën marrëveshjen ku angazhohen për mos pjesëmarrje në proces .

Përfaqësia e PD nënshkroi paktin me 10 pika fillimisht me republikanët e kryesuar nga Fatmir Mediu, më pas me Agron Dukën e PAA, Vangjel Dulen e PBDNJ, Nard Ndokën e PD, Dashamir Shehi të LZHK, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe në fund me Monika Kryemadhin e LSI.

Në marrëveshje nënvizohet se partitë nënshkruese të këtij Koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E për këtë rruga e vetme shihet formimi i një qeverie tranzitore me mandat të posaçëm.

“Kur padrejtësia bëhet ligj rezistenca është detyrë!” tha kreu i PR-së, Fatmir Mediu pas firmosjes se marreveshjes duke nënvizuar nevojën e institucionalizimit të këtij koalicioni opozitar.

Fatmir Mediu: “Padyshim që kjo marrëdhënie e opozitës është detyrë qytetare për të penguar zgjedhjet farsë shkatërrimin e opozitarizmit dhe institucionet kushtetuese të këtij vendi. Ne në këtë marrëdhënie, kemi një raport të ri jo vetëm politik por dhe elektoral. Kemi institucionalizimin e opozitarizmit për të mos lejuar zgjedhjet farsë dhe të manipuluara. Është detyra më fisnike e çdo politikani apo force politike të garantojë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur dhe kjo përgjegjësi është kushtetuese dhe qytetare që opozita do i shkojë deri në fund. Zgjedhje do të ketë vetëm në kushte kur qytetarët të mund të votojnë të lirë”

Deklarata u be për gazetarët pas firmosjes së koalicionit opozitar. Secila parti pjesë e këtij koalicioni firmos me PD-ne.

Agron Duka, kreu i PAA: Nuk hyjmë në zgjedhje farse

“Morëm angazhim që ne nuk hyjmë në zgjedhjet farse. Jemi të vendosur në rrugën e zgjedhjeve të ndershme dhe asnjë nuk do çedojë në këtë gjë të rëndësishme siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Probleme të tjera në detaje diskutuam edhe problemet e bujqësisë, ku ne morëm angazhimin që në këtë koalicion të jemi këmbëngulës për të plotësuar nevojat që kanë fermerët”

Dule: Duhet te heqim Ramen nje ore e me pare

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i bëri thirrje qytetarëve të angazhohen për ti thënë ndal Ramës.

“Zhvillimet politike në vendin tonë kalojnë në një stad të ri cilësor. Kemi një artikulim të qartë të forcave opozitare ndaj Ramës që shkojnë përtej objektivave të ngushta partiake dhe prekin thelbin e domosdoshëm të demokracisë funksionale. Është momenti ti drejtohemi ndërgjegjes qytetare, asnjë qytetar i vendit nuk kontribuon nëse nuk shpreh kundërshtinë e vet me çdo formë. Edi Rama çdo sekond që rri më tepër në pushtet është kosto më tepër në jetën e shoqërisë tonë dhe të brezit të ardhshëm. Qytetarë reflektoni! E keqja është e përbashkët të gjithë do ta heqim bashkë. Duhet ti themi ndal këtij fenomeni Rama që ka vënë në rrezik çdo perspektivë të këtij vendi duke nisur nga integrimi deri në sigurinë e jetës së qytetarëve.

Nard Ndoka: Rama ta kuptojë, nuk ka zgjedhje pa opozitën

Kryetari i Partisë Demokristian, Nard Ndoka tha se Rama duhet ta kuptojë se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë.

“Sapo firmosëm një marrëveshje me PD në kuadër të opozitës së bashkuar. Ky moment është i rëndësishëm sepse ndajmë të njëjtat vlera politike, vijmë nga Partitë Popullore, të cilët janë krijuar mbi frymën e Kristian Demokratëve.

Është një moment i rëndësishëm për ne. Tashmë kemi të përcaktuar një datë të zgjedhjeve nga Presidenti. 30 qershori për politikën shqiptare është një moment i rëndësishëm, për faktin se ose do të triumfojnë vlerat realet reale demokracisë, për të kuptuar kjo mazhorancë se rregullat e lojës vendosen nga të dyja palët.

Unë e falenderova liderin e opozitës Basha, por edhe PD për faktin se ka ruajtur përfaqësimin e vlerave. Sot Rama ndodhet i vetmuar, pavarësisht se i ka thirrur disa parti për në koalicion, por sot i thotë që do të konkurroj me ju. Sistemi është në agoni, madje sistemi nuk funksionon fare. Ndryshe nga e majta e çoroditur, Basha po e ndërton ekipin kombëtar me vlerat e veta, pa i blerë litarët si zoti Rama. Jemi bërë pjesë e këtij ekipi me vlerat tona programore. Opozita është e plotësuar me të gjitha partitë.

Rama po tenton të ketë përballë ekipin e të rinjve, i cili dështoi në parlament. Edhe ai e kuptoi që nuk mund të jepë një ekip real. Po përpiqet me ekipin e vjetër të pozitës, por do të jetë një dështim. Rama ta kuptojë realitetin, se nuk mund të zhvillohen zgjedhje pa opozitën. Jemi të vendosur që të zhvillojmë zgjedhje të lira dhe të barabarta pa Ramën kryeministër për ti hapur rrugë një realiteti tjetër politik.”

Apeli i Dashamir Shehit për “Bindjen Demokratike”

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se do të mundësojnë që qytetarët të mos shkojnë në zgjedhje. Pas firmosjes së koalicionit opozitar, Shehi kishte edhe një thirrje për partinë Bindja Demokratike, duke thënë se ajo duhet të reshtohet krah opozitës së bashkuar.

Dashamir Shehi: Kjo është një marrëveshje principi politik. Është një letër e madhe mirëkuptimi politik mes palëve. Është e larguar nga të gjitha këto egoizmat e vogla parazgjedhore. Është beteja që i kemi shpallur Rilindjes dhe zotit Rama. Nga mosregjistrimi fillon beteja.

Si do ti pamundësoni zgjedhjet?

Dashamir Shehi: Me të gjitha mënyrat, duke filluar që me deklarimet tona, duke mos u regjistruar maksimumin e partive, duke mos bërë të mundur që qytetarët të mos shkojnë në zgjedhje. Ditën kur qytetarët nuk shkojnë në zgjedhje ato kanë rënë. Zgjedhjet minimalisht duan gjysmën e qytetarëve. Të gjitha format nga sot deri ditën e zgjedhjeve.

Harku opozitar po zgjerohet për të bërë të pamundur vazhdimin e këtij lloj regjimi.

Partia Lëvizja e Legalitetit: “Nuk marrim pjesë në zgjedhje, pa zhvillimin e reformës zgjedhore”

Partia Lëvizja e Legalitetit iu është bashkuar aksionit opozitar për të mos marrë pjesë në zgjedhje derisa të bëhet reforma zgjedhore: “Jemi bashkuar aksionit opozitar për të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit pa një ndryshim të kodit zgjedhor, të ligjit elektoral.

Partia Lëvizja e Legalitetit herë par here është penalizuar nga kodet dhe ligjet elektorale në Shqipëri. Për ne është më e rëndësishme ndryshimi i ligjit elektoral, bërja e reformës zgjedhore ku të gjithë faktorët e kërkojnë që të bëhet sa më shpejt një reformë zgjedhore.

Shtyrja e reformës zgjedhore deri tani nuk na përfshin neve pasi nuk kemi qenë deri tani pjesë e reformës zgjedhore. Prandaj duke qenë të bindur se me këtë lloj qeverisje, me këtë ligj elektroal prapë do ishim të penalizuar në marrjen pjesë në votime, unanimisht Këshilli Kombëtari i Lëvizjes së Legalitetit ka vendosur të mos marrë pjesë në këto zgjedhje dhe i bashkohemi aksionit opozitar për ndryshim të kodit zgjedhor për sigurimin e votës së lirë të shqiptarëve. E përsëris, më mirë të shtyhen zgjedhjet dhe ne të mos marrim pjesë sesa të vazhdojmë me “ja dhe këtë radhë, të shikojmë herën tjetër”, të mos vazhdojmë gjithmonë me ‘kishte probleme por pati përmirësime’. Jemi definitivisht për kryerjen e reformës zgjedhore pastaj do marrim pjesë në çfarëdo lloj zgjedhje në Shqipëri.”

Idrizi: Rama të mos përsëritë Ramiz Alinë e 1991

Kryetari i PDIU-së, Shpëthim Idrizi pas firmosjes së koalicionit opozitar i bëri thirrje Ramës që mos përsërisë Ramiz Alinë e 1991, që u fut në zgjedhje me Partinë e Punës dhe Bashkimet Prefesinale.

Ai tha se partitë opozitare nuk duhet të bëhen pjesë e kësaj farse elektorale.

Idrizi: Opozita dhe mazhoranca duhet të jenë pjesë aktive e sistemit, opozita është garante e pluralizmit. Por në kushtet e kapjes së shtetit, të ekonomisë, kapjes së gjyqësorit, në kohën që ne po kërkojmë që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, në po shohim që kjo mazhorancë kërkon që jo vetëm te emërojë opozitën, por edhe Parlamentin e ka kthyer si teatër kukullash, dhe kryeministri duket si drejtor i teatrit të kukullave.

Kjo është demokracia, sepse nuk mund të tentojë të përsërisë Ramiz Alinë e vitit 1991 që u fut në zgjedhje në 1991 me Partinë e Punës dhe me Bashkimet Profesionale.

Si forca politike opozitare mos vrapojmë të regjistrohemi për tu bërë pjesë e farsës elektorale por të bashkohemi për ti dhënë Shqipërisë një zgjidhje politike.

Zgjedhje me Ramën kryeministër? Kryemadhi përgjigjet pas Përparim Spahiut

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përgjigjur pas deklaratës së ish-deputetit Përparim Spahiu në “360 gradë” së është i gatshëm të hyjë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër.

Pyetje: Zgjedhje të lira edhe me Ramën kryeministër, duke qenë se Përparim Spahiu është shprehur në një deklaratë që është i gatshëm të hyjë në zgjedhje edhe me Ramën, a ka një tërheqje këtu?

Monika Kryemadhi: Nuk ka tërheqje, nuk është problemi Edi Rama individ, por Edi Rama fenomen. Nuk po flasim për Edi Ramën i biri i Kristaqit dhe Anetës, por po flasim për Ramën që është telekomanda e krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar, i cili e ka kthyer Shqipërinë në kështjellën mbrojtëse të grupeve kriminale.

Monika Kryemadhi: Marrëveshja opozitare, flamur i shpresës

Aksionit opozitar i shtohet një element tjetër i rëndësishëm. Për të gjithë skeptikët e opozitës tashmë kanë strategjinë dhe platformën e opozitës.

Kjo vjen si rezultat i të gjithë kësaj axhendë opozitare e mirëorganizuar prej një viti dhe sot përfundon nënshkrimin e një koalicioni opozitar, përballë një shteti të kapur, ku garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Them zgjedhje sepse votimi ka bërë edhe Enver Hoxha, kanë bërë gjithë diktatorët, por popujt nuk kanë zgjedhur kurrë.

Sa i përket procesit të aksionit opozitar, kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

Ne kemi për detyrë ti garantojmë shqiptarëve infrastrukturën për ta ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

Shqipëria është vend që zoti e ka vendosur në mes të BE. Çdo përpjekje e Ramës për ta mbajtur Shqipërinë larg BE është e dështuar. Çdo ditë që ai zgjat e largon Shqipërinë nga BE, largimi i Ramës e afron Shqipërinë me BE.