Arrestohet autori i dytë i grabitjes në Rinas në datë 9 Prill. Ai është Elton Pikli nga Kruja ndërsa është prangosur në Bullgari. 32-vjeçari punonte si kasap në Krujë.
Policia e Shtetit njofton se ai “është prangosur mbrëmë në mesnatë”. Para dy ditësh u arrestua Oltion Veseli, ndërsa sot Elton Pikli, të dy nga Kruja, autorë të grabitjes në Rinas.
Krutani po vinte nga Bullgaria, në momentin që është prangosur. Ai ka qenë i shpallur në kërkim për një cështje falsifikimi, ndërsa është arrestuar.
Emri i tij duket se ka dalë pas dëshmisë së të penduarit, ose i kanë dalë gjurmët e gishtave te furgoni që autorët dogjën pas grabitjes. Ai punon si kasap në Krujë.
Me arrestimin e fundit shkon në pesë numri i personave të kapur (dy autorë dhe tre bashkëpunëtorë), ndërsa shtatë vijojnë që të jenë ende në kërkim, mes tyre Klement Çala, vëllai i tij Eldi Çala dhe një ish-polic, Mareglen Hoxha.