Pas lajmit të a.rrestimit të një prej bashkëpuntorëve të dyshuar të grabitjes së Rinasit, ku u vodhën 5.7 mln euro, ka reaguar me anë të një statusi në profilin e tij Twitter dhe Kryeministri Rama.
Sipas tij, ky a.rrestim është një sukses pas një punë intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe INTERPOL, pasi autori i dyshuar u ndalua në Bullgari.
Mëposhtë edhe statusi i kryeministrit:
“A.rrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit.
E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj k.rimit, duke folur përditë me rezultate konkrete”, shkruan Rama.