Gjykata e K.rimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë a.rrest me b.urg për Alkond Bengasin, një nga të a.rrestuarit për grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 Prill.
Bengasi ka shprehur qëndrim mohues para trupit gjykues. Ai mbrohet nga Adriatik Cami, ish-prokuror.
Ai kërkoi lirimin e klientit të tij duke thënë se Bengasi nuk ka asnjë lidhje me grabitjen dhe se ka qenë njohja me Kelmentin ajo që e ka dërguar pas hekurave.
Vendimet për tre të a.rrestuarit e tjerë do të jepen ditën e nesërme.
Ndërkohë burime bëjnë me dije se nga përgjimet dhe provat e deritanishme dyshohet se ai është bashkëpunëtor i grupit të grabitësve.
Ndërkohë lidhur me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit, policia ka shpallur në kërkim ish-punonjësin e policisë Mareglen Hoxha.