Pas marreveshjes se PD me disa parti per te mos hyre ne zgjedhjet e 30 qershorit, ka reaguar edhe zedhenesja e qeverise, njehresh ministre e Shtetit Për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, me ane te nje postimi ne twitter.
Spiropali duke e quajtur marrezi politike veprimin e opozites, shkruan se kjo eshte dëshmia akademike dhe praktike se si mund të shkatërrohet një parti historike prej frikës dhe mungesës së kurajos politike!
Reagimi i plote:
Vetëm Lulzim Basha mund të krijojë koalicion partish për mospjesmarrje në zgjedhje dhe këtë marrëzi olimpike ta shoqërojë me buzëqeshje heroike!
Ja pra dëshmia akademike dhe praktike se si mund të shkatërrohet një parti historike prej frikës dhe mungesës së kurajos politike!