Ish-kreu i ‘Aleanca Kuq e Zi’, Kreshnik Spahiu është gjithmonë aktiv për zhvillimet më të fundit që ndodhin në Shqipëri dhe rajon.
Mbrëmjen e djeshme Spahiu ka reaguar ashpër për rezultatin e votimeve në Maqedoninë e Veriut.
Ashtu sikurse u raportua 90% e shqiptarëve kanë votuar pro kandidatëve maqedonas, ndërsa ky fakt e ka irrituar tej mase Spahiun.
“Ditë e zezë për kombin.
Në zgjedhjet për president të Maqedonisë, shqiptarët votuan vetëm 11% shqiptarin.
Të gjitha votat shqip shkuan për kandidatët maqedonas!
Troç e meritojmë copëtimin, përçmimin dhe poshtërimin!”, ka shkruar Spahiu. /Sot News/