Dje rreth orës 19:00, në një nga lokalet pranë Liqenit artificial u zhvillua mbledhja e partisë Bindja Demokratike.
Mes emrave që ishte pjesë e takimi është edhe deputeti Andi Përmeti, që pritet të betohet në seancën e radhës në parlament.
Përmeti theu vendimin e Partisë Demokratike duke hyrë në parlament nga lista e Korçës, pas djegies se mandateve. Hyrja e tij në parlament lehtëson regjistrimin e partisë në Gjykatë, pasi nuk do i duhen 3 mijë firma.
Binda Demokratike do te regjistrohet nga ish-deputeti Astrit Patozi dhe do te marre pjese ne zgjedhjet lokale te 30 qershorit.