Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, sa herë “qajnë” për varfërinë dhe ruajtjen e natyrës, jo vetëm bëhen qesharakë, por dhe makabër në makuterinë e tyre që s’mbulohet me asgjë.
Janë bërë proverbiale deklaratat e Monikës për mbrojtjen e shtresave të varfëra, apo dhe se nuk u ka marrë shqiptarëve asnjë qindarkë, por jetojnë vetem me rroga.
Nuk kanë të sosur memet ironike, qesharake dhe komentet negative pa asnjë pozitive ndërmjet tyre, për këto deklarata të Monikës, aq sa shqiptarët bëjnë një pyetje të thjeshtë dhe të pafajshme: Me të gjithë kundër, sa lekë shpenzon kjo familje për të blerë vota për LSI.
Dhe ditën e sotme Ilir Meta nuk ka qëndruar pasiv në deklaratat e tij, teksa ka marrë në mbrojtje natyrën dhe ka bërë thirrje për të ruajtur kurorat e gjelbërta.
Presidenti ka përcjellë një mesazh për ruajtjen e natyrës pikërisht në ditën ndërkombëtare të tokës. Ai thotë se kurorat e gjelbërta në vendin tonë janë dëmtuar nga ndërtime pa kritere, duke e quajtur këtë proces një regres që duhet të marrë fund.
“Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të Shqipërisë.
Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike! Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund!
Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar!”, shkruan Meta.
Një thirrje normale për një drejtues shteti, sikur të mos e kishte emrin Ilir Meta e burri i Monikës.
Por artikulimi i kësaj thirrjeje nga ana e Presidentit tingëllon po kaq fallso sa thirrjet e tij dhe të Monikës për varfërinë.
E themi këtë sepse Ilir Meta dhe Monika kanë “mbjellë” gjithë shqipërinë, që nga Fushë-Kruja, Mali i Dajtit e deri në Malin e Tomorrit me biznesin e tyre të guroreve, shfrytëzimit të inerteve dhe nxjerrjes së mermerit.
Këto janë biznese të të kompanive të Metës dhe Monikës, nën emrin e njerëzve të tyre që po shkatërrojnë natyrën Parqet Kombëtare dhe kurorën e qyteteve.
Ndaj thirrja më e fortë e çiftit presidencialo-opozitar për mbrojtjen e natyrës dhe të kurorës së qyteteve, do të ishte mbyllja e këtyre bizneseve vdekjeprurëse për natyrën shqiptare dhe për pasojë shqiptarët.
Nuk kanë asnjë vlerë deklaratat e Metës dhe Monikës në teori për mbrojtjen e natyrës, të mbyllin guroret, nxjerrjen e interteve dhe të mermerit në Parqet Natyrore dhe do bënin një shërbim kombëtar më shumë se sa këto thjirrje./Pamfleti/