osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga veteriner i pastrehë në “sheik” i drejtësisë, historia e Don Gjin Gjonit dhe ‘arratisja’ e tij nga frika e Vetingut

Nga veteriner i pastrehë në “sheik” i drejtësisë, historia e Don Gjin Gjonit dhe ‘arratisja’ e tij nga frika e Vetingut

Nga një veteriner i pastrehë në sheikun e drejtësisë shqiptare. Nuk është një skenar filmi triller, por historia e vërtetë e Gjin Gjonit, pjesë e mozaikut të çudirave dhe paradokseve të pluralizmit shqiptar, por edhe shembull se si Sali Berisha deformoi demokracinë dhe degradoi drejtësinë në Shqipëri pasi shqiptarët shembën regjimin e komunist. Gjin Gjoni, një ndër personazhet më me influencë dhe të pasur të drejtësisë shqiptare, është arsimuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, dega Veterinari, fakt të cilin e ka zhdukur në të gjitha jetëshkrimet e tij.

Në vitin 1993, Gjin Gjoni bën një kurs disamujor në Durrës, i quajtur kursi i ‘Plepave’ dhe katapultohet në sistemin e drejtësisë shqiptare, i cili sipas raporteve sistematike ndërkombëtare, sondazheve, analizave etj., është sistemi më i korruptuar, degraduar dhe i paaftë në kontinent.

Pa një diplomë juristi, Gjin Gjoni u ngjit me shpejtësi në nivelet më të larta të drejtësisë shqiptare, duke u shndërruar në sytë e opinionit publik në simbol të saj si dhe në vizionin e Sali Berishës dhe të klasës politike shqiptare për drejtësinë.

Në CV-të e tij, Gjin Gjoni e ka shmangur gjithnjë apo e ka lënë në hije, çështjen e shkollimit të tij. Në një nga CV-të e publikuara si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni thotë se ka bërë një vit shkollë, 1993-1994 për të mbaruar Fakultetin e Drejtësisë, në kushtet kur arsimi lartë ishe 4 vite. Edhe kjo CV u zhduk më shpejtësi dhe tani për Gjin Gjonin dihen vetëm postet. Ai pretendon se ka bërë ca specializime dhe mastera, por nuk tregon diplomën e arsimit të lartë, pa të cilën sot nuk mund të punësohesh as në komunale.

Gjin Gjoni nga data 04.06.2013 deri në fund të vitit 2018, ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, organit më të lartë të drejtësisë për emërimin, shkarkimin, vlerësimin dhe masat disiplinore të gjyqtarëve në Shqipëri. Pra, deri kur KLD u shkri për shkak të reformës në drejtësi, Gjin Gjoni, ishte pjesë e çetës që kontrollonte gjyqtarët, përmes emërimit dhe ndëshkimit të tyre në rast nevoje. Aktualisht, Gjin Gjoni është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, është anëtar i Kolegjit Zgjedhor dhe si për ironi është edhe kryetari i Rrjetit Ballkanik dhe Euromesdhetar i Këshillave Gjyqësore.

Fenomeni i pluralizmit shqiptar ‘Gjin Gjoni’ konsiston tek pasuria. Gjin Gjoni posedon një pasuri me vlerë miliona euro të deklaruar dhe të fshehur. Lista e pasurive të paluajtshme dhe të llogarive të tij bankare është e gjatë, por për të kuptuar mënyrën e pasurimit të tij, po ndalemi tek disa fakte të thjeshta. Gjin Gjoni, si të gjithë zyrtarët e lartë, e ka deklaruar për herë të parë pasurinë në vitin 2003. Për herë të parë, Gjin Gjoni ka deklaruar si pasuri vetëm një makinë ‘Benz’ në emër të vëllait, me vlerë 1 300 000 lekë dhe pagën si gjyqtar 930 600 lekë bruto. Gjin Gjoni, me këtë deklaratë, rezulton pa banesë, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë se ku dhe si ka jetuar. Edhe këtë makinë thotë se e ka blerë më të ardhurat familjare dhe nga njerëzit e tij që ndodhen në SHBA.

Nga i pastrehë në 2003, në 2014 pasuria e deklaruar e Gjin Gjonit shkon mbi 1 milionë USD. Po gjatë vitit 2014, Gjin Gjoni u kallëzua penalisht nga ILDKPI për deklarim të rremë, falsifikim të dokumenteve, pastrim të produkteve të veprës penale etj. Sipas ILDKPI, Gjin Gjoni, deri në vitin 2014, kishte fshehur mbi 2 milionë euro pasuri. Përveç të tjerave, sipas ILDKPI, Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij, Elona Çaushi, vetëm gjatë viteve 2010-2012, kanë blerë një vilë me vlerë 700 mijë euro, dyqan 150 mijë euro dhe apartament 53 200 000 lekë me para të paligjshme. Normalisht, Gjin Gjoni i shpëtoi lehtësisht drejtësisë, pjesë e së cilës ishte vetë. Ai i çoroditi prokurorët me procedurat e tij.

Gjin Gjoni ka një version të tijin se si u shndërrua në një prej njerëzve më të pasur të drejtësisë shqiptare. Sipas tij, pasurimi i tij buron nga bashkëshortja, e cila është pronare e disa kompanive. Por, ky pretendim rrëzohet lehtësisht, pasi kompanitë e bashkëshortes së Gjin Gjonit, Elona Çaushi, rezultojnë me humbje të mëdha. Befas, pasi çifti martohet, kompanitë e saj lulëzojnë. Nuk ka asnjë dyshim se kompanitë e bashkëshortes janë thjeshtë një instrument i Gjin Gjonit për të pastruar paratë e korrupsionit që ka bërë me çekiçin e drejtësisë dhe kjo është vërtetuar me fakte dhe dokumente, pavarësisht se Gjin Gjoni i shpëtoi ndëshkimit, përmes procedurave. Pastrimi i parave do të konfirmohet edhe nga dy organet e Vetingut, të cilat janë të pavarura nga politika dhe ndërhyrjet e ‘peshqve të mëdhenj’, ndërsa monitorohen nga SHBA-BE.

Shkarkimi i Gjin Gjonit nga organet e Vetingut është i pashmangshëm. Komisionet e Vetingut kanë shkarkuar dhe po shkarkojnë gjyqtarë dhe prokurorë për 15 mijë euro, për një hua të pajustifikuar apo për mospagim taksash. Nuk ka asnjë dyshime se dosja e Gjin Gjonit më pas do të jetë objekt i SPAK-ut. Kjo ndoshta është edhe arsyeja se pse Gjin Gjoni ka nisur lëvizjet për t’u larguar nga Shqipëria. Disa muaj më parë, ai mori një leje dyvjeçare prindërore në KLD, ku ishte vetë pjesë. Kjo lëvizje u lexuar nga amerikanët si përpjekje për t’i shpëtuar Vetingut. Gjithsesi, procesi i Vetingut nuk i njeh manovra të tilla. Shkarkimi i Gjin Gjonit është çështje javësh, ndërsa mbetet për t’u parë se kur do të veprojë ligji anti-mafia mbi pasuritë e tij të pajustifikuara./Pamfleti

Pjesë nga pasuria e Gjin Gjonit

Viti 2013

‘Benz’ në emër të vëllait, 1 300 000 lekë

Paga si gjyqtar 930 600 lekë bruto.

Një pjesë nga pasuria pas vitit 2011

Rezidencë me vlerë 700 mijë euro, zgjidhur kontrata më pas.

Blerë dyqan 150 mijë euro

Zgjidhje kontrate porosie apartamenti 140 mijë euro.

Shitje apartamenti, 180 mijë USD.

Blerje apartamenti banimi, 53 200 000 lekë.

Kontrata huaje, 160 mijë euro.

Shtim pasurie 411 276 euro pas revokimit të kontratës për vilën tek Rolling Hills.

Të ardhura nga qiraja e një lokali, 24 000 euro brenda një viti.

Bashkëshortja dividentë pranë ADFD 17 299 390 lekë.

Elona Çaushi të ardhura nga dividentë 30 000 000 lekë.

Bashkëshortja, paga si administratore e ADFD, 7 632 643 lekë.

Të ardhura nga dividentë prej ADFD, 13 200 000 lekë.

Bashkëshortja, tërheqja e dividendit, 13 000 000 lekë.

Tërheqja e dividendit në ADFD, 36 000 000 lekë.

Paga dhe shpërblime nga ADFD, 8 751 000 lekë.

Bashkëpronar me bashkëshorten i një kontratë sipërmarrje, 79 000 euro.

Dhënie borxhi, detyrimi 1 500 euro.

Depozitë bankare 155 mijë dollarë.

Depozitë bankare, 1, 870,841 lekë.

Llogari bankare, 47 mijë euro.

Llogari bankare, 833,516.66 lekë.

Dhënia në formën e obligacioneve të 165 mijë eurove.

Dhënie borxhi 130 mijë euro.

Dhënie borxhi 1,000,000.

Llogari bankare, 12 mijë euro.

Gjendja cash, 10 mijë euro.

Tërheqje dividenti 23,525,412 lekë.

Tërheqje dividenti, 3,294,119 lekë.

Kontratë huaje, 151 mijë euro.

Paga dhe shpërblime si konsulente e ADFD, 10,678,000 lekë.

Paga si gjyqtar, 1 411 938 lekë.

Qiraja e lokalit 6 000 euro bruto.

Elona Çaushi, të ardhura nga interesat e obligacioneve, 1 870 000 lekë.

Elona Çaushi, paga dhe shpërblime 10 402 000 lekë dhe 37 500 euro.

Elona Çaushi, të ardhura nga dividenti 14 457 429 lekë.

Elona Çaushi, të ardhura nga dividenti 2 729 231 lekë.

Kontratë sipërmarrjeje Elona Çaushi, vlera 130 000 euro.

Kredi bankare. Detyrimi i mbetur pashlyer, 44 885.86 euro.

Kartë krediti Elona Çaushi, – 5 930 euro.

Kartë krediti – 8 371.67 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, 13 euro, 75 574 lekë.

Elona Çaushi, kontratë overdrafti 1 000 000 lekë.

Elona Çaushi, overdraft me limit 75 000 euro, gjendja – 5 930 euro.

Elona Çaushi, gjendja e llogarisë 35 988.27 euro.

Elona Çaushi, gjendja e depozitës 4 109 934.6 lekë.

Elona Çaushi, gjendja e llogarisë bankare 3 173 276.66 lekë.

Elona Çaushi, gjendja e depozitës bankare 158 428.28 dollarë.

Elona Çaushi, gjendja e depozitës 411 565.3 euro, pjesa takuese 50 %.

Elona Çaushi, kontratë obligacionesh me bankën Credins 1 870 000 lekë.

Elona Çaushi, gjendja e depozitës bankare në France, 6 273.39 euro.

Elona Çaushi, gjendja e depozitës bankare 10 597.76 euro.

Elona Çaushi, kredi bankare në bankën Credins, detyrimi i mbetur pashlyer, 126 508 euro.

Elona Çaushi, punime shtesë nga shoqëria, vlera 2 766 000 lekë.

Elona Çaushi, shtesë pasurie pas kthimit të huasë 40 000 euro + 4 000 euro interes.

Elona Çaushi, kontratë huaje 1 500 000 lekë, pa interesa.

Elona Çaushi, gjendja cash, 7 500 euro.

Elona Çaushi, pronare e shoqërisë ‘Best Buy Drug Store’ sh.p.k, vlera 100 000 lekë. Shoqëria ka pezulluar aktivitetin.

Elona Çaushi, pronare e shoqërisë ‘Bio Gourmet’ sh.p.k, vlera 100 000 lekë. Shoqëria ka pezulluar aktivitetin.

Elona Çaushi, pronare e shoqërisë ‘Vintage Second Hand and Neë’ sh.p.k, vlera 100 000 lekë. Shoqëria ka pezulluar aktivitetin.