Nuk ndalojnë telashet për Alfred Pezën, ish-deputetin e PS-së. Akuza për fshehje pasurie rëndon mbi ish-deputetin periferik të PS-së. Ndonëse akuza lë shumë për të verifikuar, pasi hetimi nga prokuroria, u tha nga burime pranë deputetit, se ishte politike përsëri për ish-deputetin nuk ka qetësi.
Pasi Gjykata e Lartë shpalli moskompetencën, është regjistruar në Gjykatën Krimeve të Rënda procedimi penal për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alfred Peza, i cili akuzohet për “fshehje pasurie”. Me hedhjen e shortit, çështja ndaj Pezës i është ngarkuar gjyqtarit Klodian Kurushi. Kjo kërkesë ndaj Pezës është bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rëndë dhe hetimet kanë nisur pasi ish-deputeti rezultoi se ishte aksioner në një bankë private në Shqipëri.
Ish-deputeti, pa ndonjë rëndësi politike për kryeministrin Rama, tashmë gjendet i vetëm përballë stuhisë së Krimeve të Rënda.