Edhe pse në fillim u gjend i papërgatitur për krijimin e partisë së re “Bindja Demokratike”, Jari e mblodhi shpejt veten dhe vendosi t’u japë një udhëzim demokratëve të hutuar.
“Të nderuar demokratë!
Jari ju sqaron!
Krijimi i partisë së re që do të konkurojë në zgjedhjet lokale, është një thikë pas shpine ndaj PD. Në këto kushte, e vetmja gjë që mund të bëjmë, është të shpikim lajme të rreme ndaj partisë dhe sidomos ndaj emrave që do marrin pjesë aty, me qëllim që populli të bëhet konfuz dhe të mos e marrë vesh kush do të jetë.
Fillimisht, u bë mirë që u tha se partinë do ta kryesojë Rudina Hajdari, pasi me këtë rast ju vërsulën asaj gjithë njerëzit që kemi në gatishmëri për raste të tilla. Gjërat që nuk ja thoshnim dot ne, ja thanë këta të tjerët dhe ndjemi të lehtësuar. Biles mu bë qejfi që na dha një dorë dhe Lubonja se ato gjëra për Azemin, si thotë dot asnjë udhëheqës i revolucionit, përveë Lubonjës që ka qenë po kaq i gëzuar dhe kur u vra Azemi.
Së dyti është mire tani të futen lajme, sikur janë në listë gjithë këta të pakënaqurit e Lulit, që besojnë tek Doktori. Kështu u duhen shënuar të gjithë emrat sikur janë në parti dhe ata pastaj të dalin një nga një të përgënjeshtrojnë që nuk janë në atë parti. Kështu do të shtohet shumë konfuzioni dhe do krijohet ideja që partia u shkri pa u krijuar.
E treta duhen nxitur futja në këtë parti e disa emrave që janë ndërkohë deputetë në Parlament. Kështu ata do nxehen dhe do shajnë dhe ata partinë.
I gjithë ky konfuzion, do na ndihmojë për javën e parë, që njerëzit të mos kenë mundësi të saktësojnë se kush është në parti.
Për javën e dytë pastaj, kemi një plan tjetër. Do mbushim makinat me gurë dhe do bllokojmë rrugët. Njëri nga ju do ti bëjë thirrje partisë së re të bashkohet me ne tek barrikada e gurëve. Nëse ata vijnë, do t’i qëllojmë me gurë. Nëse nuk vijnë, do t’i qëllojmë me baltë e do t’i quajmë tradhëtarë.
Kështu konfuzioni do vazhdojë deri më 30 qershor, me qëllim që ata të mos na dëmtojnë.
I juaji Jari!”