Bilioneri dhe zotëruesi i ASOS, Anders Holch Povlsen ka humbur tre nga katër fëmijët e tij në sulmin e Sri Lankës gjatë pashkëve të dielën.
Disa ditë para sulmeve, një nga fëmijët e Povlsen, Alma ndau një foto të pushimeve të fëmijëve të tjerë , Astrid, Agnes dhe Alfred pranë një pishinë. Anders Holch Povlsen, 46 vjeç, është i martuar me Anne Storm Pedersen.
Çifti u takua kur Ana filloi të punonte në sektorin e shitjeve në Bestseller. Ai është një nga njerëzit më të pasur të Danimarkës. Pas vdekjes së babait atij i kaloi biznesi i “Bestseller” kur ai ishte vëtëm 28 vjeç.
Por sot ai ka pësuar goditjen më të rëndë të jetës së tij , humbjene tre fëmijve që nuk ka miliarda që i’a kthejnë
7 bomba vetëvrasëse vranë të paktën 207 njerëz në një sulm të kordinuar në një hotel me 5 yje dhe kisha gjatë pashkëve të së dielës. Munisha Gunasekera, komisioneri i Sri Lankës për Britaninë, u shpreh se të paktën 8 persona me kombësi britanike kanë ndërruar jetë gjatë sulmit. Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi lidhur me sulmin.