Gjykata e Lezhës ka lëshuar 23 urdhër arreste që lidhen me abuzimet e pronave në këtë qark. ‘BalkanWeb’ mëson se vetëm 8 prej këtyre masave janë ekzekutuar, mes tyre kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.
Kryebashkiaku Frrokaj, përfaqësues i PD-së që u zgjodh në vitin 2015, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, pasi ka dyshime se ka tjetërsuar prona tek ‘Rana e Hedhun’. Ndërkohë, pas hekurave përfundoi edhe nnënkryetari i bashkisë, Enver Hafizi.
Mes të tjerash Gjykata vendosi sekuestro preventive për dy prona me sipërfaqe 25.146 m² dhe 13.730 m².
Deri më tani nuk dihet roli i saktë i kryebashkiakut Frrokaj në çështjen e abuzimit me pronat, ndërsa gjithçka mbetet për t’u përcaktuar në vijim.
vijon…