osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ngjarja e Rinasit: I arrestuari imam në xhaminë e Krujës, lidhja me ‘Pizzat Hallall’ dhe besimtarët e dënuar

Ngjarja e  Rinasit: I arrestuari imam në xhaminë e Krujës, lidhja me ‘Pizzat Hallall’ dhe besimtarët e dënuar

Oltion Veseli i vënë në pranga nga Policia për grabitjen në aeroportin e Rinasit më 9 prill, rezulton të ketë kryer studime fetare, e madje të ketë qenë në një periudhë të caktuar edhe imam në xhaminë e Krujës. Shqiptarja.com mëson se Veseli ka qenë hoxhë në xhaminë e Krujës, para shumë kohës, ndërkohë që xhamia tashmë ka imam tjetër.

Kontaktuar nga Shqiptarja.com, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thotë se Veseli asnjëherë nuk ka qenë zyrtarisht imam i xhamisë së Krujës, që do të thotë se mund të ketë qenë i vetëshpallur. Vëllai i Oltion Veselit,Ermal Veseli, rezulton të jetë pronar i një pizzerie në zonën e Fushë-Krujës, “Pizzeria Kupa Hallall”.

Pizzat hallall në Shqipëri përgjithësisht kanë pronarë myslimanë, pasi mishi që ofrohet aty nuk është derri, i ndaluar sipas fesë islame. Nga vetë emri që Pizzeria mban, “Kupa”, Shqiptarja.com u interesua, dhe mësohet se vëllezërit Vesili të kenë lidhje me Dash Kupën.

Ky i fundit ndodhet në burg pasi është përfshirë në grabitjen e 9 shkurtit 2017 në Qafë-Kashar kur u grabitën para nga autoblindet që transportonin për në aeroport vlera monetare të bankave të nivelit të dytë. Dyshohet se Dash Kupa ishte personi që përplasi autoblindin me para. Ai është edhe djali i xhaxhait të Ernest Kupës i cili është i arrestuar për të njëjtën vepër penale.

Oltion Veseli është shoqëruar nga policia e Tiranës, në orët e para të mëngjesit, diku rreth orës 05:00. Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, mëson se bashku me të janë shoqëruar dhe dy vëllezërit e tij, Ermal dhe Ardit Veseli.

Por pas marrjes në pyetje këta dy të fundit janë lënë të lirë, ndërkohë është marrë masa e ndalimit për vëllain e tyre Oltjan Veseli. Sipas burimeve të prokurorisë ka dyshime se ka bashkëpunuar me autorët e grabitjes së thasëve me euro në aeroportin e Rinasit.

Përfshirja e besimtarëve myslimanë në grabitje nuk është e re. Në vitin 2017, për grabitjen në rrugën e Rinasit të autoblindave me para, mes të tjerëve u arrestuan dhe u dënuan dy besimtarë myslimanë.