osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sot humbi jetën pasi solli në jetë fëmijën 25-vjeçarja: A.rrestohen dy mjekët pas akuzave të familjarëve

Sot humbi jetën pasi solli në jetë fëmijën 25-vjeçarja: A.rrestohen dy mjekët pas akuzave të familjarëve

Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka lindur fëmijën e saj të parë me operacion, lindje çezariane. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por një orë pas lindjes, 25-vjeçarja Rexhina Debrova ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak.

Familjarët e vajzës të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi. Ndërkohë mësohet se mjekun kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, që ishin të pranishëm në sallën e operacionit janë arrestuar nga policia.

E reja 42 javëshe është shtruar me diagnozën “soferrencë fetale progrediende”.

Pasi ka pësuar arrest kardiak, mjekët gjinekologë kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë pas problemeve të hasura me zemrën. Por familjarët thonë se mjeku kardilog ka mbërritur një orë me vonesë, teksa nëna e re ndërroi jetë.

25-vjeçarja e kishte lindjen e parë.

Nga pamjet që sjell korrespondenti i Report Tv në Elbasan, situata është mjaft e rëndë. Lot e britma të familjarërëve në hollin e Maternitetit të Elbasanit, pasi e afërmja e tyre është ndarë nga jeta. Në ambientet e spitalit kanë mbërritur edhe forcat e policisë.

Mjekja e shërbimit gjinekologjik, Teuta Ilirjani, në një prononcim për Report Tv tha se gruaja i ka bërë ekzaminimet para një muaji, përfshirë edhe zemrën, ku kishte rezultuar në rregull. Por sot ka ardhur në situatë urgjence dhe aty nuk bëhen të tilla ekzaminime.

“Pacientja është shtruar me barrë të vonuar, dy javë nga java që duhej të linde dhe është ndërhyrë. Operacioni ka shkuar mirë, foshnja mirë. Si operacion ka qenë shumë në rregull. Këto janë raste shumë të rralla në gjithë botën njihen, unë jam e tronditur nga ky fakt, ka kohë që s’ndodh kjo në maternitetin tonë. Vajzës i ishte vonuar data e lindjes. Këto raste njihen, nuk janë vetëm te ne janë kudo”, tha mjekja nga materniteti i Elbasanit.

Sipas familjarëve e ndjera i kryente analizat rregullisht, ndërsa gjatë gjithë shtatzënisë nuk ka pasur asnjë problem.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Drejtoria e spitalit rajonal të Elbasanit ku ka sqaruar edhe se si rrodhi ngjarja. Sipas shpjegimit që ka dhënë ky institucion pacentja që humbi jetën ka ardhur në spital me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur menjëherë në sallë ku u asistua edhe lindja e fëmijës.

“Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin maksimal, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator tromboemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën. Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës.” thuhet ndër të tjera në reagimin e Drejtorisë se spitalit rajonal të Elbasanit.

Ndërkohë që hetimet pritet të zbardhin shkakun e ndarjes nga jeta të nënës 25-vjeçare dhe nëse ka pasur apo jo neglizhencë nga ana e bluzave të bardha në dhënien e ndihmës mjekësore në kohë. /Shqiptarja.com