Astrit Patozi, kryetari i partisë ‘Bindja Demokratike’ është duke zhvilluar në këto momente një takim më disa nga deputetët e Partisë Demokratike, që kanë hyrë në parlament. Sipas A2 CNN diskutimi po zhvillohet në një nga baret e kryeqytetit, ndërsa pritet që Patozi të dalë me një komunikatë për të sqaruar pozicionin e tij.
“Nisja e mbledhje së 3000 mijë firmave për regjistrimin e partisë në gjykatë ka nisur javën e kaluar.
Më heret, Fabjan Topallaj, duke folur në emër të ‘Bindjes’ është shprehur se regjistrimi në gjykatë dhe KQZ do të bëhet nesër dhe se ata do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Ishte menduar se partia do të drejtohej nga Rudina Hajdari, por ajo u tërhoq në momentet e fundit për arsye që nuk dihen ende.