Falë procesit të Vettingut, kanë dalë në dritë shumë abuzime të kryera nga prokurorë dhe gjyqtarë.
Pasuri e pajustifikuar apo lidhje me persona të inkriminuar iu kanë kushtuar vendin e punës mbi 50 prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Por rreh 40 përqind e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë shkarkuar nga Vettingu për pasuri të dyshimtë.
Është e çuditshme se si një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë pasuruar në një kohë shumë të shkurtër, ndërkaq pjesa tjetër jeton vetëm me pagën.
Një ndër ta është edhe prokurori i Rrethit Mat, Abaz Muça, i cili nga vëzhgime e bëra në deklaratat e pasurisë, rezulton prokurori më i varfër në vend.
Kujtojmë se në vitin 2016, prokurori i Muça është kërcëuar nga karteli i drogës që operonte në fshatrat e Matit.
Me datë 05.10.2016 ishte nisur i shoqëruar nga një hetues për në zonën e fshatit Myzë, njësia administrative Lis, në Bashkinë e Matit.
Gjatë rrugës për në vendin ku dyshohej se kultivohej drogë, në një zonë pranë fshatit, një automjet tip “Toyota”, fuoristradë, i ka prerë rrugën makinës ku ndodhej prokurori me gjithë hetuesin e çështjes.
Prej saj ka dalë një person i armatosur me kallashnikov, i cili ka bllokuar rrugën. Pas një debati për rreth 15 minuta, personi me armë nuk jepte shpjegime se pse pengonte lëvizjen në rrugë.
Por ngjarja në fjala është lënë me kaq dhe as policia e Prokuroria e Përgjithshme nuk ka reguar. Ka qenë vetë prokurori Muça, i cili ka vënë në dijeni mediat.
Me 19 korrik 2017, ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla e ka shkarkuar Muçën nga drejtimi i Prokurorisë së Matiti, duke emëruar në vend të tij Hysni Vatën.