Tashmë ka nisur hedhja e shortit për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku parashikohen çifte interesante, shkruan Gazeta Express.
Spanja është ajo që dominon me tri klube në këtë garë (Sevilla, Real Madrid dhe Barcelona), më pas vijnë Anglia dhe Italia me nga dy (Manchester City e Liverpooli) si dhe (Juventusi e Roma).
Gjermania përfaqësohet me një klub, kampionin Bayern Munichun.
Në shortin e çerekfinales do të kenë mundësinë të përballen gjitha skuadrat mes vete, çka do të thotë se mund të ketë një “El CLasico” në Champions League, apo edhe përballje mes Manchester City e Liverpool.
Ndeshjet çerekfinale:
Barcelona vs Roma
Sevilla vs Bayern Munich
Juventus vs Real Madrid
Liverpool vs Manchester City