Një divorc i papritur dhe me gjasa shumë i kushtueshëm ka tronditur familjen Trump. Djali më i madh i kësaj familje Donald Trump Jr ka nisur procedurat e divorcit me bashkëshorten e tij Vanessa Trump. Çifti janë martuar së bashku në vitin 2005 dhe kanë 5 fëmijë.
Ivanka Trump, Donald Trump Jr. dhe Vanessa Haydon, në vitin 2005
Korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë të CNN, bënë publike një deklaratë në Tëitter, ku çifti ka pranuar ndarjen. Në këtë deklaratë ata shkruanin: “Pas 12 vitesh martese, ne kemi vendosur të shkojmë në rrugët tona të ndar.
Ne gjithmonë do të kemi respekt për njëri-tjetrin dhe për familjet tona. Ne kemi pesë fëmijë të bukur së bashku dhe ato mbeten përparësia jonë kryesore. “.
Të dy kanë qenë një çift perfekt edhe pse lidhja e tyre komentohet shpesh nga mediat amerikane dhe flitet se vetë Donald Trump Jr e ka tradhtuar disa herë bashkëshorten. /BalkanWeb)