Zv. Kryeministri Erion Braçe, që njihet për tifozërinë e tij për Juventusin, ka debatuar ashpër në rrjetet sociale me ndjekësit e tij.
Një qytetar që i shkruan se Shqipëria ka shumë halle, ndërsa ai poston për një foto që përgëzon “Zonjën e vjetër” për fitimin e titullit.
E ashpër ka qenë përgjigjja e Braçes.
Debati
Komentuesi: Me gjithe keto halle qe ka Shqiperia, ti preokupohesh per Juven. Mos e harxhoni kohen me Juven se juventusi e ka ne terezi,po shikoni Shqiperine qe eshte bere lemsh e li qe nuk meret vesh se si do perfundoje.
Braçe: Po ti kush je qe jep urdhra? O Losh, ketu nuk flet as me qeverine e as me partine, ketu flet me mua. Me thene te drejten une nuk i marr doren kujt per cfare dua, cfare shkruaj e cfare ndaj. Keshtu qe keto urdhrat merri me vete e perdori per punet e tua. Gjerat e tjera kam pershtypjen qe si kupton.
Komentuesi 2: E kuptova mire po edhe zoti erion njeri eshte si te gjithe edhe ai ka pasionet e tija cfare te keqe ka ketu
Braçe: Ti sje asgje, thjesht nje mashtrues banal dhe kaq! E ke mesuar dhe ti kete kengen. E fundit spurdhjak, kur linda socialist, ti ende nuk ishe ngjizur gjekundi! Tani shporru nga ketu!