Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën si zakonisht duke publikuar pamje nga arritjet e qeverisë së tij dhe transformimin që po pëson Shqipëria nga dita në ditë.
Këtë mëngjes kryeministri Rama ka publikuar pamje nga një ndër atraksionet turistike më të bukura në Shqipëri, siç është Kisha e Shën Thanasit në Leshnicë.
“MIRËMËNGJES — dhe me këtë tjetër trashëgimi kulturore të shpëtuar e të transformuar në një atraksion të çmuar turistik, ju uroj një javë të mbarë –”, shkruan kryeministri Rama krahas videos.