Pas katër orësh i bllokuar në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit, 42 vjeçari, Gazmend Bugalli i cili kishte lënduar rëndë këmbën është nxjerrë me helikopter nga kanioni. Mësohet se 42-vjeçari është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë.
42 vjeçari kishte shkuar së bashku me 4 miqtë e tij për ngjitje në kanionet e Erzenit, ku edhe u aksidentua duke ndrydhur kaviljen e këmbës. 4 miqtë e tij arritën të largoheshin në këmbë ndërsa për të ishte e pamundur ndërhyrja nga toka, për shkak të terrenit të vështirë.
Ndërhyrja me helikopter në ndihmë të tyre vjen menjëherë pas apelit për ndihmë në “BalkanWeb” të njërit prej miqve të 42-vjeçarit. /BalkanWeb