osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Digjitalizimi: Ja si do të ndahen paratë publike në mediat e mëdha

Digjitalizimi: Ja si do të ndahen paratë publike në mediat e mëdha

Një vendim i fundit i qeverisë Rama detyron Autoritetin e Mediave Audiovizive, (AMA), që të kompensojë televizionet me historik kombëtar, si dhe ato që u ofrojnë shërbime televizioneve me pagesë të dixhitalizuara.

“Operatorët me eksperiencë në transmetimet numerike të kompensohen në masën 2,000,000 euro, për mbulimin e pjesshëm të investimeve që dalin jashtë funksionit si rezultat i ndryshimeve teknologjike, sipas ligjit “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Operatorët privatë historikë kombëtarë të kompensohen në masën 2,000,000 euro, për mbulimin e pjesshëm të investimeve të kryera për ndryshimin e infrastrukturës së transmetimit, nga analoge në numerike”, janë dy pikat e vendimit të qeverisë që mban datë 4 prill, i botuar në Fletoren Zyrtare.

Një vendim i tillë vjen si pasojë e ligjit të miratuar dy vite më parë po nga qeveria Rama, “Për lirimin e frekuencave të dixhital – dividentit”, i cili ka për qëllim të sigurojë vazhdimësinë e marrjes nga publiku të të gjitha programeve TV, transmetuar nëpërmjet rrjeteve tokësore edhe pas kalimit të plotë në transmetimet numerike, nëpërmjet kompensimit të pjesshëm të kostove neto shtesë që shkakton kalimi nga transmetimet analoge në ato numerike. Në të përcaktohet formula e përftimit të shumës për këto transmetues televizivë.

Ligji e ka të përcaktuar në mënyrë eksplicite që fondi që qeveria duhet të japë është 5 milionë euro. Por mbi bazën e këtij vendimi më të fundit, qeveria ka përjashtuar nga përfitimi i fondit Televizionin Publik Shqiptar.

Pjesa më e madhe e këtij fondi shkon për televizionet kombëtare Top Channel, TV KLAN, Vizion Plus, si dhe dy platformat dixhitale që operojnë në Shqipëri kundrejt pagesës.

Shuma e mbetur e këtij fondi kompensimi do t’u shpërndahet televizioneve të tjera që kanë një historik kombëtar, por pjesën më të madhe të “tortës” prej 4 milionë eurosh do ta marrin televizionet kombëtare (rreth 3 milionë euro).

Vendimi më i fundit i qeverisë vjen vetëm pak muaj përpara se vendi të shkojë drejt zgjedhjeve lokale. Televizionet që kanë kaluar transmetimet e tyre nga analoge në digjitale, tashmë i kanë kryer prej kohësh investimet e kërkuara për këtë teknologji transmetimi. Nga ana tjetër, transmetimet analoge në Tiranë dhe Durrës nuk u mbyllën në datën 15 janar ashtu siç ishte njoftuar, por ato do të mbyllen në datën 1 shtator 2019. Sipas AMA, në qarqet Tiranë dhe Durrës është përqëndruar numri më i madh i banorëve. Shtyrja e këtij afati u vendos mbi bazën e të dhënave nga operatorët ekonomikë tregtarë, se ende nuk ishte siguruar sasia e mjaftueshme e dekoderave të tipit DVB-T2.

Ndërsa qeveria mendon të kompensojë televizionet për këtë kalimit të transmetimit nga analog në numerik, qytetarët detyrohen të blejnë aparaturat kundrejt një pagese që shkon deri në 2500 lekë. Qeveria iu jep aparatura falas vetëm një shtresë personash që janë me ndihmë ekonomike, ndërsa familjet e tjera detyrohen ta blejnë këtë shërbim.

Gjatë kohës kur Televizionet hoqën dorë nga sinjalet analoge që të kalonin në sistemin digjital asaj kohe Qeveria kishte si ide që frekuencat e lira t’u shiteshin kompanive celulare dhe me paratë që do t’u mblidhnin do t’u ndante televizione private, por një gjë e tillë nuk u realizua.

Mbi logjikën e këtij ligji, qeveria do t’i duhej të votonte edhe një ligj tjetër për të kompensuar të gjithë ata shtetas që detyrohen të blejnë makina të reja, pasi me një VKM do të ndalonte importimi apo qarkullimi i automjeteve e prodhuar përpara vitit 2009.

Në një studim të kryer në kohët e fundit nga mediat ekonomike si Revista Monitor, Top Channel një xhiro të deklaruar prej 1.6 miliardë lekësh (rreth 12 mln euro), TV KLAN është televizioni i dytë më i madh në vend nga të ardhurat, me një qarkullim vjetor prej 1.2 miliardë lekësh (rreth 9 milionë euro i treti Vizion Plus me 470 milionë lekë.