osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Plëngëprishësi President vazhdon të thyej rekordet e kapterr Jarit në ndihmë të gruas dhe pikës së tij të dobët

Plëngëprishësi President vazhdon të thyej rekordet e kapterr Jarit në ndihmë të gruas dhe pikës së tij të dobët

Ilir Meta do të mbahet mend si presidenti që ka luftuar më ashpër me qeverinë. Edhe pse kur u betua në korrik të vitit 2017, Meta u shpreh se do të qëndronte mbi palët dhe ishte i bindur se LSI nuk do të ndikonte aspak në punën e tij si President i Republikës.

Por ai ka në detyrë vetëm 20 muaj që është emëruar dhe ka kthyer të gjitha rekordet e paraardhësit të tij, Bujar Nishani, sa i takon përplasjeve me ekzekutivin.

Ish-presidentit Nishani, iu deshën 5 vjet, por Meta në vetëm në 1 vit e gjysmë, ka kthyer plot 9 ligje për rishqyrtim. Kështu, ligji më i freskët që presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim është ai i vetingut në polici.

Dy ditë më parë kreu i shtetit renditi disa arsye pse nuk e dekretoi ligjin për vetingun në polici, ndërsa akuzoi mazhorancën se kërkon ta kapë këtë proces.

Ligjet e kthyera

Pak kohë më parë, Meta ka kthyer mbrapsht ligjin për disa ndryshime për tatimin mbi të ardhurat për lojërat e fatit. Po ashtu, një tjetër ligj që nuk ka marrë “bekimin” e Metës duke mos u dekretuar është ai për tarifat gjyqësore.

Ndërkohë që më tej, kreu i shtetit i ka kthyer mbrapsht qeverisë për rishqyrtim ligjin për buxhetin e vitit 2019. Ndërsa ligji tjetër, që Meta i ka kthyer mbrapsht qeverisë ka të bëjë me ligjin për disa ndryshime për tatimin mbi të ardhurat për dividentin.

Nga ana tjetër, pak kohë më parë kreu i shtetit ktheu për rishqyrtim në Kuvend, ligjin për projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Po ashtu, Meta ka kthyer për rishqyrtim edhe ligjin për noterinë. Ndërkohë që, ligji i nëntë që presidenti i ka kthyer mbrapsht qeverisë është ai për Kadastrën.

Pra të gjitha, këto lëvizje të Metës, i cili i ka kthyer mazhorancës plot nëntë ligje duke mos ia dekretuar, tregojnë qartë se kreu i shtetit ka thyer rekord e Bujar Nishanit.

Kjo pasi, edhe pse Bujar Nishani ishte një President i emëruar në atë post nga opozita e sotme, brenda një vit i ktheu qeverisë vetëm 2 ligje. Ndërkohë që Meta brenda 1 viti e gjysmë i ka kthyer Ramës nëntë ligje, duke e goditur qeverinë institucionalisht.

Megjithatë, edhe mazhoranca e sotme nuk është kursyer ndaj Metës, pasi thuajse të gjithë ligjet që presidenti i ka kthyer, ia ka rrëzuar, ndërsa po ashtu i rrëzoi edhe të gjitha kandidaturat që ai ka propozuar për në krye të KLSH.

Ndërkohë që mazhoranca i ka marrë për rishqyrtim Metës, vetëm ligjin për projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe atë për Kadastrën.

Meta rreshtohet krah opozitës

Një tjetër fakt që tregon qartë se presidenti Ilir Meta është kundër qeverisë, ka të bëjë me sulmet e tij të fundit në adresë të mazhorancës socialiste, duke treguar qartë se ai tanimë është bërë palë me opozitën.

Kështu, pas akuzave të lëshuara vetëm pak ditë më parë, sa i takon prishjes së banesave tek “Bregu i Lumit”, ai dhe për grabitjen e Rinasit, Meta doli kundër qeverisë për vendosjen e ushtrisë në aeroport, si dhe për ndërtimin e shkollës në Kamëz.

Ndërkohë që ditët e fundit, një tjetër fakt që tregon se ai po mbështet në prapavijë është sulmi që i bëri qeverisë për raportin e “Reporterëve pa Kufij” për lirinë e medias.

Të gjitha këto janë sulmuar hapur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që në të njëjtën linjë me to është rreshtuar edhe Meta.

Pra Meta duket se po ndihmo në prapavijë opozitën, duke sulmuar qeverinë dhe duke tentuar të dëmtojë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare./SOT