Kryeministri Edi Rama u uruar sot të gjithë besimtarëve katolikë Pashkët.
Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Rama ka zgjedhur pamje nga Memoriali i Kuvendit të Troshanit, ku mësoi dhe u rrit At Gjergj Fishta.
“MIRËMËNGJES?
dhe me këtë pamje të Memorialit në Kuvendin e Troshanit, ku mësoi, u rrit dhe dha më pas mësim At Gjergj Fishta, ju uroj PASHKË TË GËZUAR ?”