Të paktën 130 persona janë raportuar të kenë v.dekur dhe më shumë se 250 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga disa sulme shpërthyese në kisha dhe hotele në Sri Lanka.
Sipas agjencive botërore të lajmeve, janë raportuar të paktën gjashtë shpërthime, tre prej tyre në Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa u shënuan gjatë shërbesës së Pashkëve.
Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury, të gjitha në Colombo, u goditën gjithashtu. Dita e Pashkës është një nga festa të mëdha në kalendarin e krishterë.
Imazhet në mediat sociale treguan brenda një prej kishave, g.jak në pllakat e dyshemesë si dhe tavane të shkatërruara. Mediat raportojnë se mes v.iktimave mund të jenë edhe turistë të huaj.
Ministri i qeverisë Mano Ganeshan, në vendin e një shpërthimi në Kolombo, shprehu tronditjen e tij ndaj sulmeve. Askush nuk ka marrë përsipër ende sulmet e p.ërgjakshme.