Është shoqëruar ditën e sotme në polici kreu i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj.
Sipas “News 24” në polici përveç Frrokaj është shoqëruar edhe nënkryetari i kësaj bashkie.
Nga të dhënat e para mësohet se kryetari dhe nënkryetari i bashkisë Lezhë janë arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj vjen nga rradhët e Partisë Demokrtatike. (TemA)