osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Stavri Shkurti, mjeshtri i ekranit që na la shumë kujtime për të mos u harruar (Video)

Stavri Shkurti, mjeshtri i ekranit që na la shumë kujtime për të mos u harruar (Video)

Stavri Shkurti ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1927. Fillimet e tij artistike janë që në moshë të re që në vitin 1950 kur u krijua teatri profesionist “Andon Zako Çajupi” duke qënë një ndër aktorët e parë të këtij teatri. Studimet e larta i mbaron në Pragë (Çeki) për inxhinieri hidrologjike. Por pavarësisht studimeve ai do të kthehej tek pasioni i tij i hershëm duke u rikthyer në Teatrin “Andon Zako Çajupi”.

Në skenën e këtij teatri, i drejtuar prej regjisorëve të njohur si Dhimitër Orgocka (Artist i Popullit), Fadil Kraja, Piro Mani (Artist i Popullit), Sokrat Mio (Artist i Popullit), Vangjo Grabocka (Artist i Merituar) etj., do të interpretonte për më se 30 vjet role dhe personazhe që do të ngeleshin të paharrueshëm jo vetëm për publikun korçar por edhe për atë mbarëshqiptar.

Këtu do të veçojmë rolin e Karandeshit në dramën “Vajza pa prikë”, ose interpretimet e tij në disa nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore si “Pamje nga ura” e Artur Milerit dhe “”Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit ndërsa nga dramaturgjia shqiptare veçojmë interpretimin e tij në dramën “Maro Mokra”. Në kinematografi ka interpretuar 40 role. Roli i tij i parë do të përkojë me të parin film tërësisht shqiptar,filmin “Tana” në vitin 1958 ku ai do të interpretojë një rol episodik.

Më tej do të vazhdonin role të tjera që do ta bënin të njohur për gjithë publikun artdashës si roli i Besimit në filmin “Ilegalët” në vitin 1976, roli i Salës, sekretarit të Partisë në filmin “Zonja nga qyteti” në vitin 1976, roli i Zalo Kapllanit në filmin televiziv ” Agimet e Stinës së Madhe” në vitin 1981, roli i Manol Gjinajt, përkthyesit në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985 etj.

Roli i tij i fundit do të jetë roli i Fajdexhiut në filmin “Vitet e pritjes” në vitin 1990. Në vitin 1992 del në pension dhe më pas largohet nga Atdheu në Selanik të Greqisë ku dhe do të ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë disa vjeçare në 6 gusht të vitit 1998 duke u përcjellë me shumë nderim e dashuri në banesën e fundit jo vetëm nga gjithë populli i Korçës por dhe nga shumë miq,kolegë e dashamirë. Për meritat e tij artistike Stavri Shkurti është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.

Filmografia

1990 — Vetmi Jani
1990 — Fletë të bardha (Film TV) Andrea
1990 — Jeta në duart e tjetrit Babai i Spiros
1989 — Kush është vrasësi Thimi Dino
1989 — Muri i gjallë Babai i Rozafës
1989 — Vitet e pritjes Fajdexhiu

1988 — Shkëlqimi i përkohshëm
1987 — Botë e padukshme Inxhenieri
1987 — Përsëri pranverë Sekretari
1987 — Rrethi i kujtesës Profesor Weberi
1986 — Dasëm e çuditshme Dalipi
1985 — Asgjë nuk harrohet Manol Gjinaj,përkthyesi

1985 — Të shoh në sy (Film TV) Drejtori
1984 — Kush vdes në këmbë Doktori
1984 — Lundrimi i parë Borak
1984 — Vendimi Kiçua
1983 — Një emër midis njerëzve Jani
1981 — Agimet e Stinës së Madhe (Film TV) Zalo Kapllani

1981 — Gjurmë në kaltërsi Mjeku
1981 — Kërcënimi Drejtori
1981 — Qortimet e vjeshtës Fotografi
1980 — Një shoqe nga fshati Sala,sekretari i Partisë
1980 — Partizani i vogël Velo Babai i Velos
1979 — Mysafiri Mysafiri

1979 — Ballë për ballë Shefi i Arkeologëve
1978 — Gjeneral Gramafoni Brahoja
1978 — I treti (Film TV) Qazim Beluli
1978 — Kur hidheshin themelet (Film TV) Zeneli
1978 — Yje mbi Drin Pertefi,inxhinieri
1977 — Flamur në dallgë (Film TV) Urani

1977 — Guna mbi tela Mësuesi
1977 — Njeriu me top Murat Shtaga
1976 — Përballimi Tarja
1976 — Zonja nga qyteti Sala,sekretari i Partisë
1976 — Ilegalët Besimi
1975 — Rrugicat që kërkonin diell (Film TV) Furrxhiu

1971 — Mëngjese lufte
1968 — Prita Ligori
1965 — Vitet e para Një nga vullnetarët në tharjen e kënetës
1958 — Tana

Info: Wikipedia
Përgatiti Shkrimin për Na ishte dikur: A. Shehi