Avokati i njohur Spartak Ngjela ka postuar pak më parë një foto të vetën buzë detit.
Këtë moment të perëndimit të diellit avokati e ka lidhur me fatin e korrupisonit në Shqipëri, duke shkruar se korrupsionit 100 vjeçar po i vjen fundi.
‘Po perëndon… Cili? Po perëndon Shqipëria apo korrupsioni i saj shtetëror? Po perëndon korrupsioni shtetëror njëqindvjeçar edhe pse ky po kërkon të shpërbëjë Shqipërinë. Asgjë nuk mund të bëjë dot. Shqipëria është e sigurt…’, ka shkruar Spartak Ngjela mbi foton e publikuar.