Eksponentja e djathtë, Enkelejda Veliu, e cila ka mbajtur pozicionin e anëtares së Kryesisë së Partisë Demokratike në Fier ka komentuar vendimin që u përfol gjerësisht nëpër media gjatë ditës së sotme se deputetja Rudina Hajdari kishte vendosur krijimin e një partie të re e quajtur “Bindja Demokratike”.
Veliu pasi ngre disa pyetje mbi këtë vendim, ajo shprehet se nuk është kundër zërave që dalin kundër, por argumenton se nuk pajtohet me listat e pista që sipas saj mbushen me njerëz defiçentë.
“Koha ka treguar, që armiqtë ne i fusim në gji. Sa më shumë të lehin dhe kafshojnë, aq më shumë forcohen pozitat”, shkruan Veliu në rrjetet sociale.
Ajo ka përmendur edhe një sërë emrash që kanë hyrë në Partinë Demokratike dhe që më pas janë larguar duke filluar nga Bamir Topi, Arben Imami, Genc Pollo, etj.
Reagimi i plotë:
Ndodhi edhe kjo..
Rudina krijoi partine e saj, “Bindja”.
Ke do te binde me kete emer, sinjifikativ..?
Kujt do ti bindet, nga tani e tutje??
Kujt iu bind, me kete vendim?
Thua, te jete kaq e pamencur, sa eshte e palexuar, e bija e Azemit?!
Nuk jam kunder, zerave kunder..
Jam kunder listave te pista..qe u mbushen plot e perplot..me njerez deficente.
Ne fund te fundit..pse duhet qe kete llogari, kete fature me kosto personale, te atyre qe rrahen gjoksin per listat, ta paguaje PD dhe elektorati..?
Koha ka treguar, qe armiqte ne i fusim ne gji..
Sa me shume te lehin dhe kafshojne, aq me shume forcohen pozitat.
Kujt i referohem?
Ploteve..
Arben Imamit..qe i pari mori tankun..per te treguar, qe kohe me vone, ishte i zoti per minister mbrojtje.
Genc Pollo..e percau partine..formoi te re.
Kjo duhej. I sherbeu per tu bere me pas, minister arsimi.
Bamir Topi. Cta ze me goje??
Ferdinant Xhaferri..as per kete sdi cte them.
Po per Kac Islamin, cdoni te dini..??
Te jemi kaq naive..apo duke iu referuar epokes se riciklimit, riciklojme politikane..dhe heqim dhe lodhim dhjetra te tjere..
Na lodhet..
Na merzitet..
Na shkokolepset partine..
Pirdhuni..! Beni cte doni..!
Korba une, qysh tja bej..
Burre skam, e djema bej..
Ndërkohë kujtojmë se Hajdari ka përgënjeshtruar krijimin e partisë së re “Bindja Demokratike”. Sipas Rudina Hajdarit, ky është trillim i mediave qeveritare për të ulur vlerat e opozitës së re.