osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avokati Romeo Kara: Aseti kryesore i këtij vendi, aseti njerëzor… është frustruar deri në mizori në 30 vjet” shkatrrimokraci”

Avokati Romeo Kara: Aseti kryesore i këtij vendi, aseti njerëzor… është frustruar deri në mizori në 30 vjet” shkatrrimokraci”

Nga Romeo Kara

Nje nga asetet me kryesore te ketij vendi, i cili eshte frustruar deri ne mizori 30 vitet e fundit, eshte aseti njerezor.
Ne vitin 1991 Shqipëria u gjend ne kolaps ekonomik, por kishte nje shtrese te konsoliduar intelektuale, nje popullsi ne perberje te se ciles 70% ishin te rinj dhe nje baze te konsiderueshme te mjeteve te punes.

Pervecse politika dhe vetem politika, pa asnje dallim e majte apo e djathte, u çartizua ne drejtim te shkaterrimit te mjeteve te punes, ajo me veprime kriminale dhe antihumane ndikoi drejtpersedrejti ne zbrazjen e vendit, jo me vetem nga të rinjte, por tashme edhe nga mosha e dyte dhe e trete.

Ajo qe sot bie në sy eshte, trendi gjithmone e ne rritje i popullsise per te ikur, per te ikur nga syte kembet, boll qe t’i largohen ketij realiteti mizor ku fatet e vendit varen nga pazaret e politikes dhe ku politiken e luajne kriminelet, xhambazet, kurvat, funderrinat, mashtruesit dhe servilet.

Sot nuk po ikin vetem njerezit ne nevoje, por edhe ata pak njerez qe perbenin shtresen e mesme, shtrese e cila po te zmadhohej do te sillte patjeter stabilitetin ekonomiko-politiko-social te vendit.
Ikja e kesaj shtrese, e cila eshte me e pavarura në votime e qendrime politike, pasi nuk kushtezohet nga presioni i ndyre qe politika te ben me vendin e punes dhe buken e gojes, perben kembanen me serioze te alarmit se jemi vertet ne udhe pa krye.

Pervec kesaj shtrese po iken pa kthim cdo njeri i afte per pune dhe i certifikuar ne ndonje profesion dhe gjuhe te huaj, duke bere qe shume shpejt te bien kambanat per mungesen e krahut te punes.

Ajo qe i vuri derrmen e fundit ketij eksodi te vertete njerezish, ishte vrasja perfundimtare e shpreses nga politika, e cila tashme ka hedhur poshte cdo maske e demagogji duke dale me fytyren e vertete te grabitesit se pasurive te ketij vendi, nepermjet mashtrimit, dhunes, linçimit te fjales se lire dhe sidomos kapjes se shtetit dhe dhe te sistemit te drejtesise.

Sot e 30 vjet, pushtetarët kane vepruar si pronare të mirefillte te vendit dhe fateve te popullit, cka do te thote se: ky popull u trajtua dhe po trajtohet si nje turme e pavlere per te pasur mireqenie e dinjitet, si nje turme sklleverish te denje vetem per te heshtur e miratuar terheqjen prej kapistallit te vene nga kryehorrat e ketij vendi.

Askush nuk ka me shprese tek kjo politike qe hapur po shfaqet e pamotivuar tashme as per te luajtur rolin si e ndershme apo e denje.

Askush nuk ka me shprese ne kete vend ku siguria juridike eshte zero, ku siguria per jeten eshte zero, ku siguria per pronen eshte zero, ku siguria per fjalen e lire eshte zero, ku siguria per zbatimin e ligjeve eshte zero, ku siguria per investime eshte zero, ku siguria per pasjen e nje procesi të drejte gjyqesor eshte zero dhe ku siguria per te ardhmen eshte me poshte se zero.

Ky realitet eshte fytyra e vertete e ndrikujve Sali, Fatos, Ilir, Edi etj, qe kontribuan poshtersisht në rrenimin me te madh te ketij vendi.