osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mirësevjen Bindja Demokratike!

Mirësevjen Bindja Demokratike!

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe të gjithë e prisnin. Do të mjaftonte vetëm një fjalë “Mirësevjen Bindja Demokratike”, forca më e re politike në vend, e krijuar nga Rudina Hajdari, vajza e studentit të dhjetorit, e martirit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Një vajzë e re, me një sjellje krejt perëndimore, e shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e vetme mundi të bashkojë një grup demokratësh, të cilët më shumë se kurrë ndihen të braktisur nga ajo ç’ka filloi në dhjetor të ’90-ës.

Mirësevjen Bindja Demokratike, për të krijuar atë bindje të vërtetë që duhet të kemi të gjithë për të ardhmen e vendit, për të qënë të bindur se Shqipëria mund të ndryshojë, se Shqipëria duhet të ndryshojë, dhe këtë nuk mund ta bëjë më kasta e vjetër politike në vend. Këtë nuk mund ta bëjnë më marrëveshjet e Edi Ramës me Lulzim Bashën, këtë nuk mund ta bëjnë më marrëveshjet e Monikës me Ilir Metën.

Tashmë Bindja Demokratike, do të jetë një forcë e re, do të jetë partia politike, e cila vërtetë që në hapin e saj të parë, duket se po kërkon shembjen sistemit të kalbur politik 30-vjeçar në vend.

Që nga fjalia e parë e artikuluar nga Rudina Hajdari, dy ditë më parë në parlament, duke kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke kërkuar që Shqipëria të ndryshojë në thelbin e saj politik dhe një sjellje qytetare auropiane, duke mos ju respektuar bindjet e verbëra të partive në aventurat e tyre të çmendura për të djegur Shqipërinë, për t’u kthyer në një ’97 tjetër, për t’u kthyer në një përplasje civile, për të shkatërruar zgjedhjet dhe vendin, Bindja Demokratike vjen si një alternativë kundër kaosit dhe turbullirave politike, të cilat trazojnë çdo ditë vendin. Pra, trazira të cilat shkatërrojnë ekonominë, shkatërrojnë biznesin dhe familjet shqiptare.

Prandaj, mirësevjen Bindja Demokratike, për të na treguar se politika mund të ndryshojë dhe për të na treguar se i bindur mund të ndryshojë gjithçka, mund të ndryshojë Shqipëria, mund të ndryshojë politika. Për të mos pasur më vegla në krye të partive, apo emisarë të emëruar për të kryer marrëveshje dhe për të ruajtur pasuritë dhe e krijuara nga abuzimet 30-vjeçare në kurriz të shqiptarëve.

Prandaj, Bindja Demokratike, e krijuar nga Rudina Hajdari dhe shumë mbështetës të saj, duket të jetë një dritë shprese në diellin e nxirë të politikës shqiptare.

Mirësevjen Bindja Demokratike për të na treguar se mund të ketë dritë në fund të tunelit dhe atëherë kur mendjet turbullohen, dhe shkojnë deri në çmendurinë e tyre për të krijuar përplasje civile apo për të cuar vendin në kaos ndalen.

Ndalen nga një “Bindje”, e cila kërkon një Shqipëri ndryshe, kërkon një ndryshim të fortë në këtë vend, kërkon reflektim dhe kërkon zhvillim. Dhe si e tillë Bindja Demokratike, tashmë pritet të jetë një yll i ri polar i politikës shqiptare. Pritet të jetë partia e vlerave, partia e qytetarisë dhe asaj që nuk ka ndodhur kurrë në këto 30 vite në Shqipëri.

Përtej çdo komenti, analize apo sulmi qe do vijë, kuptohet nga hijenat e vjetra politike që duan të shqyejnë gjithçka që ju del përpara, Bindja Demokratike do të mbijetojë dhe do të dijë të jetë ndryshe nga ata, do të dijë të ketë një imazh, sjelljen politike dhe një mesazh që do t’i detyrojë të mendohen dy herë kur ta sulmojnë, të mendohen dy herë kur ta shikojnë apo gjykojnë, sepse Bindja Demokratike, nuk do jetë si ata, sepse ka lindur për të mos qënë e tillë. Mirëse vjen Bindja Demokratike./ CNA.al