Pas Admir Muratajt i cili u vra dhe Klement Çalës, Aleks Pepa, është i dyshuari i tretë që po kërkon Policia për grabitjen në Rinas, që ndodhi në datën 9 Prill.
Por burime nga grupi hetimorë bëjnë me dije se kanë identifikuar edhe grabitësin e katërt të kësaj grabitje spektakolare që tronditi shtetin Shqiptar.
Bëhet fjalë për një ish-polici i cili është identifikuar me inicialet M.H.
Të tre personat e mësipër janë shpallur në kërkim dhe sipas policisë janë shumë pranë kapjes së tyre. /albeu.