Ndryshime në radhët e kupolës së doganave në vend. Arben Krasniqi mësohet se është shkarkuar nga detyra e drejtorit të doganës së Tiranës dhe në vend të tij është emëruar Skerdi Rama.
Edhe drejtori i doganës në Durrës, Denis Shabani është shkarkuar për t’u zëvendësuar nga Rubin Shehu.
Olsi Konomi, drejtor i doganës së Kapshticës, është një tjetër prej të larguarve dhe në atë pozicion është emëruar Julian Çollaku.
Në fund të muajit mars, ministrja e Financave, Anila Denaj, vendosi Arlind Gjokutajn në pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, duke zëvendësuar Belinda Ikonomin, e cila mori detyrën e zv/ministres së Financave.