osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tubimi mbështetës në Beograd për Vuçiç demonstrim pushteti

Tubimi mbështetës në Beograd për Vuçiç demonstrim pushteti

Dhjetëra mijëra vetë kanë demonstruar në kryeqytetin serb, Beograd në mbështetje të presidentit Vuçiç. Vetë presidenti kishte bërë thirrje për një protestë të tillë, si reagim ndaj protestave të vazhdueshme të opozitës.

„Ju falënderoj juve që na vlerësoni më shumë ne që duam të ndërtojmë një Serbi moderne e me dinjitet, se sa ata që duan ta rrezikojnë dhe shkatërrojnë”, iu drejtua presidenti serb, Aleksandër Vuçiç demonstruesve që ishin mbledhur të premten në mbrëmje (19.04) për të shprehur përkrahjen për presidentin.

Demonstrues edhe nga vendet fqinje

Qindra autobusë sollën pjesëmarrësit nga i gjithë vendi në Beograd, duke krijuar rradhë me kilometra të gjata në qendër të qytetit. Edhe njerëz nga Bosnje-Hercegovnia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi duket se morën pjesë në miting. Mediat e afërta me qeverinë bënë fjalë për 100.000 demonstrues, vëzhguesit e pavarur nuk kanë publikuar shifra. Ndërsa mediat opozitare raportuan, se qytetet dhe rajonet kishin marrë porosi të qarta, se sa vetë duhet të mobilizonin për mitingun mbështetës të presidentit. Gati të gjitha komunat në Serbi kontrollohen nga partia e Vuçiç, SNS.

Opozita bën thirrje për kundër demonstrata

Ndërkohë opozita ka bërë thirrje për kundërdemonstrata. Që nga dhjetori kritikë të qeverisë dhe parti opozitare protestojnë në mënyrë të përjavshme kundër politikës së Vuçiç. Ata kritikojnë kufizimin e lirisë së medias dhe krijimin e një klime të urrejtjes kundër opozitës dhe atyre që mendojnë ndryshe. Opozita e akuzon Vuçiç për qeverisje gjithnjë e më autokratike dhe kërkon dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të reja, por nuk ka paraqitur një program të vetin.

Presidenti serb në fillim të karrierës së tij ka mbrojtur pozicione ultranacionaliste. Me kohë ai ndryshoi politikën e tij drejt një kursi liberal properëndimor, me shpresën e anëtarësimit të Serbisë në BE. Komisioni i BE kritikoi Serbinë së fundmi për kufizimet e lirisë së shtypit. Në Serbi ka pasur kërcënime, presione dhe dhunë kundër gazetarëve./DW