Për të gjithë ata që nuk e kanë jetuar atë periudhë, kjo foto mund të duket asurde. Por ata që i kanë jetuar këto vite të vështira, e dinë fare mirë se çfarë do të thotë të prisje me orë të tëra në radhë, për qumësht, bukë, e pse jo dhe për vajguri.
Me kujtohet dhe mua ajo kohe, si femija me e madhe shkoja zija radhen per ushqimet se mami e babi punonin gjithe diten e kisha motren e vellain me te vegjel. Ne lagjen tone vinin vetem 50 shishe me qumesht e 50 shishe me kos, sa here jam kthyer duarbosh. Shume here i lutesha shiteses te me jepte nje shishe qumesht a kos se e dija qe i fshihte disa shishe poshte banakut, te bijen e saj e kisha ne klase dhe i thoja o mami X me jep nje shishe qumesht se kam qe ne tre te mengjesit ketu e s’kam marre gje dhe qaja nga inati. Te nesermen i thoja mamit, ik e merr vete se me shohin te vogel e s’me jep njeri
Atehere qumeshtin e merrnim nje here ne dy dite, me kujtohet se mami e ndante pergjys shishen, e hollonte me uje dhe bente dy shishe qe te hanim pershesh dy dite.
Po kur blinim ushqimet e tjera, me kujtohet se perveç mishit, marmalates (te marmalata perveç bishtave te miut ka pasur dhe blete te ngordhura, miza, hanim djath me krimba po ne te uriturit s’donim t’ia dinim), merrnim dhe nje pako me gjalp vegjetal, kshu e kishte emrin. Vdisja atehere te haja buke me gjalp vegjetal, mami shkonte ne pune gjithe diten dhe na linte nga nje fete buke… nje fete buke te holle gjithe diten, nga ora 6 e mengjesit deri ne oren 4 kur te vinte mami nga puna dhe kur vinte mami nga puna, me kujtohet se shume here e shkreta, si e merrte buken me vete ne pune e kthente ne shtepi dhe na e ndante ne…
Ne mengjes buken na e linte nje dite me sheqer me uje, nje dite me margarine, nje dite me gjalp vegjetal, nje dite vetem me vaj e kripe, nje dite tjeter kur vinte fundi 15 diteshit hanim buke me salce te kuqe siper… po jo si salca qe kemi sot jo, po nje salce e shpifur, e trashe, here here dhe me myk siper… po te mjeret ne thuaj. Kur na vinin njerez per vizite benim feste se hanim noi byrek qyl, ose noi pilaf… po pastaj mbanim barkun me dore per dy dite.
Per dite te diele kishim feste, hanim papare, kush i mban mend hanim me vrap qe te hanim me shume se te tjeret hahahaha.
Po kur merrnim vajguri, per dite te diele… me kujtohet qe ne mengjes gjithe grate e lagjes dilnin e pastronin pallatin ndersa une me komshinjte si gjithmone duke mbajt radhen per vajguri. Nje here mora 10 kg vajguri se me duket kaq ishte masa me e madhe qe mund te merrte nje familje, s’e mbaja dot bidonin se une e vogel, bidoni i madh plus qe ishte i shpuar dhe gjysma vajgurit u derdh rruges, meqe mami kishte shku per vizite e mbusha me uje, i vura misnic bidonit, ndersa si kapak perdornim kalli misri hahahahahaha.
Nje here tjeter do behesha goce per shpi, isha 10 vjece, mbusha furnelen me vajguri, perdornim si fitila ca lecka, qe kur mbaronte fitili i nxirrnim me shtizat qe bente mami papuçe… nuk e kisha mbyll mire furnele dhe mori flake… thuaj shyqyr qe ishte furnele hekuri se kisha fluturu nga ballkoni. Nje here tjeter e nxorra fitilin e furneles dhe s’po e fusja dot, u kujtova se jasteket i kishim me ca copa qe mami noi here i perdorte per fitila, meqe nuk gjeja fitilat ku i kishte fshehur mami, ika e grisa jastekun per te gjet fitila pffffff
Per t’u veshur visheshim per faqe te zeze, perdorte mami pantallona teritali, i griseshin mamit me copen me bente mua pantallona, rritesha une i vishte motra e pastaj vellai, e keshtu me radhe.
Ehhhh sa kujtime qe kemi, tani na duken per te qeshur… por ne ate kohe kemi hequr te zezat e ullirit/Naishtedikur.info