Shtëpia e këngëtarit të njohur grek Lefteris Pantazis, disa muaj më parë ra pre e grabitjes dhe mediat greke shkruan se autorë të dyshuar ishin dy shtetas shqiptarë.
Por mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, sëbashku me Devis Xherahun, Pantazis foli lidhur me grabitjen.
I pyetur nëse ka informacion nëse autorët ishin shtetas shqiptarë, ai tha se me këtë çështje po merret policia dhe se nuk ka informacion nëse ishin shqiptarë apo jo.
“Unë isha në Milano kur ndodhi ngjarja. Më vodhën disa gjëra që i kisha fituar prej vitesh, por nuk e di nëse hajdutët ishin shqiptarë apo jo.
Më thanë që janë gjetur hajdutët dhe duhet t’i shikoj kush janë dhe nëse janë gjërat e mia ato që janë vjedhur”, tha këngëtari.