osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Detajet e reja për vrasjen e gazetares irlandezoveriore

Detajet e reja për vrasjen e gazetares irlandezoveriore

Një gazetare 29 vjeçare ka mbetur e vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në qytetin Londonderri në Irlandën e Veriut.

Ngjarja ka ndodhur kur policia ishte në një aksion kundër atyre që konsiderohen tashmë si IRA e re, por të cilët i kanë befasuar forcat e rendit duke hapur zjarr si kundërpërgjigje ndaj këtij aksioni.

Lira Mc Kee, 29 vjeç, një gazetare investiguese nga Belfasti ishte në vendngjarje në momentin kur tulla dhe shishe me benzinë u hodhën në drejtim të policisë.

Ajo ndodhej në krah të forcave të rendit, kur një plumb e goditi dhe megjithëse u dërgua urgjent në spital humbi jetën.

Policia ka konfirmuar ngjarjen dhe ka shprehur ngushëllimet për familjen duke theksuar se policia po heton për vrasje me motiv terrorist.

Dëshmitarët në vendngjarje treguan se një person i maskuar doli në fund të rrugës ku po zhvillohej aksioni dhe qëlloi në drejtim të policisë pa asnjë paralajmërim.

Sipas policisë Lira u kap në mes të shkëmbimit të zjarrit dhe humbi jetën prej një plumbi të qëlluar nga një disident i dhunshëm republikan.

Lira kishte postuar pak para se të humbte jetën në tuitter një foto nga aksioni me shënimin “Sonte në Derri një tmerr absolut”.

Lira Mc Kee ishte ndër 30 gazetaret më të mira europiane nën moshën 30 vjeçare sipas Forbes dhe kishte botuar dy libra si dhe kishte një të tretë në botim.