Nisur nga situata e fundit në vend, ku parlamenti holandez ka votuar për ti kthyer vizat shqiptarëve, ish-Presidenti Moisiu ka treguar bisedën me një eurodeputet në vitin 2002.
Alfred Moisiu: Në 2002 më vjen një delegacion nga Këshilli i Evropës, me disa parlamentarë Evropian dhe i kryesuar nga një parlamentar portugez. Më tha mua: Zoti President, ju po eksportoni drogë, po eksportoni prostituta…këto probleme që diskutohen dhe sot.
I thashë: Po, ke shumë të drejtë është e vërtetë. Po kam një pyetje zoti deputet.
“Urdhëro”, tha.
-Këto ku shkojnë, kush i kërkon, kush i pret atje? Sepse ka një ligj, pa kërkesë nuk ka ofertë. Pra shikoni dhe ato hallet tuaja dhe problemet tuaja. Por për fat të keq kjo vazhdon.