Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi thotë se ushtria ka zbuluar drogë të fshehur në një anije ushtarake që po nisej për stërvitje detare, i planifikuar për në Turqi dhe Greqi.
Anija ku dyshohet se u gjet droga është “Jadran” ose siç quhet ndryshe “Adriatik”. Ministria malazeze tha se pas kontrollit të ushtuar në anije, u gjetën sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Autoritetet malazeze po punojnë për rastin, për të vënë përpara përgjegjësisë autorët e trafikimit të drogës.
Dyshohet se banda kriminale dhe grupe mafioze qëndrojnë pas trafikut të drogës.