osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Njihuni me Xhonin, sipërmarrësin e ri, që ju ndihmon të shisni dhe fitoni nga divani i shtëpisë tuaj

Njihuni me Xhonin, sipërmarrësin e ri, që ju ndihmon të shisni dhe fitoni nga divani i shtëpisë tuaj

Xhon Norra është një ekspert i rrjeteve sociale dhe marketingut në rrjetet sociale, i cili ka ndihmuar bizneset brenda dhe jashtë Shqipërisë të rrisin shitjet e tyre në atë që quhet e-Commerce, tregti elektronike, pikërisht nëpërmjet reklamimit me fushata në rrjete sociale.

Xhon të bënë përshtypje, se është një djal i ri dhe në vendin tonë nuk ka shumë si ai që ofrojnë këtë shërbim. Vetëm 20 vjeç, Xhon mendon se e ardhmja e bizneseve, të cilat shesin me një dyqan fizik qëndron tek e-Commerce dhe bota online. Ne e kemi intervistuar ekspertin për të na zbuluar më shumë rreth profesionit të tij.

Si e keni nisur gjithçka?

– Gjithçka nisi në moshën 12 vjecare kur vendosa te mesoja dizajnin grafik në Photoshop me anë të YouTube. Nuk e vendosa vetë por kuptova që me anë të YouTube mund të mësoja rreth çdo pyetje që kisha mbi këtë program të “komplikuar” dizejnimi. 3 muaj më vone fillova të postoja në një faqe Facebook editimet e mia dhe aty filloi kontakti i par me botën e biznesit dhe marketingut specifikisht. Njerëzit pëlqenin punët e mia, dhe donin që të bëja punë dizenjimi për bizneset e tyre. Më shumë punë merrja, më shumë ndjekës faqja dhe kështu vazhdoi cikli derisa faqja arriti shifren e 20,000 ndjekësve. Aty fillova të kisha një ide mbi marketingun online dhe si mund të ndihmoja më shumë të tjerë të bënin të njëjtën gjë me bizneset e tyre.

Merreni me dizajn grafik tanime?

– Kontakti im me boten e dizajnit grafik nuk e besoj se do të zhduket ndonjëherë. Po, merrem, jo si më përpara, pasi e-Commerce dhe shitjet online marrin shumicën e vemendjes time tani.

Nga dizajn në shitje, si ndodhi?

– Fillimet e agjencise kanë qenë me themele të forta në dizajn grafik, prezence online të fortë me anë të content marketing të mirëmenduar, mirëpo çdo gjë zhvillon dhe kështu dhe bota e marketingut online. Pasi Facebook bëri një lëvizje të fortë ne “Organic Reach” dhe Instagram mori stafetën e vëmendjes me anë të content pashë që fokusi në content nuk ishte më aq i domosdoshëm sa më përpara. Çdo gjë “lëviz” me anë të nje fushate të mirëmenduar tani të fushatave të sponsorizimit. Jo boost, apo promote, fushata të mirëfillta sponsorizimi në Facebook, Instagram dhe Google Ads. Gjithashtu, dhe arritjet e agjensise tani janë të lidhura ngushtë me këtë “strategji”.

Mendoni se Shqipëria dhe bizneset Shqipëtare kanë një të ardhme në e-Commerce?

– Ia bëj vetes shpesh këtë pyetje pasi 95% e klientëve tanë janë në USA, Australi & Angli. Shqipëria ka një kosto shumë të ulët për klikimet online pasi nuk bëhen shumë levizje apo blerje online. Vendi është i vogël dhe njerëzit influencohen më pak nga një reklamë online pasi merret më tepër për baze fjala e gojës së një miku apo mikeshe. Por sado ketij efekti marketingu në rrjete sociale është i domosdoshëm. Çdo biznes Shqiptar duhet të ketë prezencë online.

Mendoni se e-Commerce është një trend i momentit apo ka vazhdimësi?

– Përfundimisht e-Commerce NUK është vetëm një trend i momentit. Macy’s, JC Penney’s, Victoria’s Secret etj. po mbyllin dyqanet e tyre fizike për shkak se nuk kanë mbajtur ritmet dhe fokusin në ndryshimet që po ndodhin në e-Commerce, Marketing dhe marketingun online.