Besnik Mustafaj foli për zhvillimet në vend, ndërsa e quajti harxhim energjish e spekulim nëse do kishte një luftë për siglën e PD mes Bashës dhe Rudina Hajdarit, e cila është vendosur në krye të grupit parlamentar të krijuar në parlament nga deputetët e rinj, nën emrin e PD.
Madje ai tha se kryeministri Edi Rama do bënte gjithçka për t’ia lënë siglën Hajdarit.
“Në statutin e PD përcaktohet qartë kush e përdor siglën. Deputetët e LSI dolën të pavarur. Do ishte spekulim, harxhim energjish, nëse fillon një luftë për siglën. Ne kemi eksperienca komike në historinë shqiptare kur Pollo krijoi PDR kur e lejuan të përdorte PD dhe një r të vogël duke krijuar konfuzion në elektorat.
Nëse zonja Hajdari dhe zoti Basha do të fillojnë një përplasje mes tyre, unë parashikoj që Rama do bëj gjithçka për t’ia lënë siglën politike zonjës Hajdari. Kjo do ishte e pandershme, do ishte mirë të mos ndodhte”, u shpreh Mustafaj.