Një ndër avokatët më të njohur në Greqi, Alexandros Lykourezos, u arrestua ditën e djeshme së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij nga njësitë e antiterrorit.
Lykourezos është i përfshirë në atë që quhet mafia e burgjeve në Greqi, e cila e kryen aktivitetin në burgun e Koridalos.
Së bashku me të ka rënë në ranga edhe Theodoros Panagopoulos, ndërsa kolegu i tyre Giorgos Antonopoulos mbahet nën vëzhgim.
Sipas policisë, ky i fundit ka pasur kontakte telefonike me kreun e bandës, Klodian Lekoçaj.
Sipas mediave greke dy të arrestuarit kanë mbrojtur interesat e Antonopoulos, kundër dy shqiptarëve që akuzohen për tentativë vrasjeje ndaj tij në 2014-ën.
Të dy shqiptarët dyshohet se kanë qenë të implikuar edhe në vrasjen e avokatit grek, Michalis Zafeiropulos.
Lykourezos, mbrojti gjithashtu interesat e Kostandinos Katsifas, i cili u vra nga forca RENA në Bularat të Gjirokastrës, pas veprimeve ekstremiste.