sh-kryeministri Sali Berisha është përgjigjur me të njëjtën monedhë padive për “shpifje” të bëra nga kryeministri Edi Rama kundër tij. Ai ka bërë kundërpadi ndaj kreut të qeverisë, duke kërkuar edhe dëmshpërblim. Ato i janë përcjellë gjykatës nga avokatët e Berishës dhe do të shqyrtohen në të njëjtin proces me paditë përkatëse, duke bërë që Kryeministri Rama të mos ketë vetëm statusin e “paditësit”, por edhe atë të “të kundër paditurit”.
A2 shkruan se në një prej tyre Berisha kërkon 100 mijë lekë, me pretendimin se është fyer prej tij në një deklaratë publike. Dje , në Gjykatën e Tiranës u zhvilluan seancat përgatitore për paditë e bëra nga kryeministri Rama drejt ish-kryeministrit Berisha, si edhe ndaj ish-deputetes së PD, Jorida Tabaku. Rama kërkon nga 1 milionë lekë nga secili duke pretenduar se kanë shpifur ndaj tij në dy statuse përkatëse në Facebook në tetor dhe nëntor 2018.
Nga nëntori 2018 Rama ka depozituar 15 padi në gjykatë ndaj kundërshtarëve të tij politikë, ku kërkon të dëmshpërblehet me 17 milionë lekë në total.