osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Raporti i “Reporterëve pa Kufij”: Liria e medias në Shqipëri bie për vitin 2019, por as që krahasohet me situatat në qeveritë e PD-së

Raporti i “Reporterëve pa Kufij”: Liria e medias në Shqipëri bie për vitin 2019, por as që krahasohet me situatat në qeveritë e PD-së

Organizata “Reporterët pa Kufij”, me seli në Paris, vlerëson në raportin për lirinë e medies se urrejtja ndaj gazetarëve në nivel botëror është shndërruar në dhunë duke nxitur shtimin e frikës.

Sipas raportit që u publikua të enjten, numri i vendeve që konsiderohen të sigurta, ku gazetarët mund të punojnë në siguri të plotë, vazhdon të bjerë, ndërsa regjimet autoritare vazhdojnë të shtrëngojnë kontrollin e tyre mbi mediet, raporton VOA. Shqipëria vjet ishte në vendin e 75-të, ndërsa sivjet radhitet në vendin e 82-të, duke shënuar një rënie prej 7 vendesh.

Në raport thuhet se “sulmet mbi mediet, qoftë nga qeveria apo krimi i organizuar, arritën shkallë të pashembullt në vitin 2018. Gazetarët ishin cak i fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe përndjekjeve ligjore, me qëllim të frikësimit dhe pengimit të hetimit të korrupsionit. Politikanët e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i cilësuan ata si ‘pleh’ dhe ‘prodhues të lajmeve të rreme’.

Kryeministri propozoi një ligj të projektuar për të përforcuar kontrollin e shtetit mbi mediet elektronike dhe, sipas kritikëve, të kufizojë qasjen në lajme dhe informacione”. Raporti përmend një studim të përbashkët të “Reporterët pa Kufij” dhe BIRN-it i publikuar në muajin mars të vitit të kaluar, i cili ka gjetur shumë probleme në mediet shqiptare.

“Standardet rregullative janë manipuluar në interes të qeverisë dhe pronësia mbi medien transmetuese është përqendruar në duart e pak afaristëve të mëdhenj. Kjo, ka krijuar një situatë në të cilën auto censura është e përhapur dhe 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në ardhmërinë e tyre profesionale”, thuhet në raport. Dje në Tiranë ka pasur sulme ndaj qeverisë për këtë raport, por krahasuar me periudhën kur qeveriste PD, situata ka ndryshuar ndjeshëm. Po të shohësh rankimin e Shqipërisë që nga 2013 kur qeveriste Partia Demokratike, Shqipëria renditej në vendin e 102 nga 180 vende.

Ndërsa që pas ikjes së saj nga pushteti dhe ardhjes së qeverisë së re, Shqipëria është përmirësuar me mbi 20 vende dhe ka ruajtur një konstante gjatë këtyre 5 viteve. Edhe pse kjo nuk është e mjaftueshme dhe kërkohet më shumë punë për lirinë e medias, kur flet PD për këtë çështje hipokrizia arrin kulmin. Të flasësh për lirinë e medias është domosdoshmëri, por kur flet për të një parti që ka djegur redaksi mediash, ka gjobitur, kërcënuar dhe ka qëlluar mbi gazetarët me plumba në mes të bulevardit, është kulmi i talljes me shqiptarët dhe me vetë median.