Kryeministri i vendit, Edi Rama nuk ka lënë pa sulmuar edhe medien gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit. Rama u shpreh se, do të vijë shumë shpejt me ligjin kundër shpifjes, dhe do të rregullojnë mediet online. Rama tha ndërkohë se, kanë punuar me OSBE-në për një projektligj të ri. Sipas Ramës, do të ngushtohet rrethi i atyre që e kanë kthyer botën mediatike në një llum.
“Do vijmë shpejt me ligjin kundër shpifjes, shumë shpejt do rregullojmë edhe mediet online. S’mund të jemi më mish për top, të sakatohemi në emër të lirë, siç këtu do vijmë shumë shpejt.
Këtu do të vijmë kemi premtuar kemi punuar me OSBE, me një draft dhe do kërkojmë të shtrëngohet qartë në ligj rrethi i atyre që e kanë kthyer botën mediatike në llum dhe e bëjnë të pamundur për njerëzit se kush informon e kush sajon, kush i shërben publikut dhe kush i thith gjakun një opinioni të tërë publik.”,– tha Rama.