Është një nga speciet më të rrezikuara në botë. Rrëqebulli i Ballkanit është filmuar ditët e fundit në malin e Munellës në rajonin Pukë-Mirditë.
Agjencia për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit, PPNEA ka publikuar një video të kafshës në zonat malore të Pukës, e cila është filmuar nëpërmjet kamerave kurth.
Agjencia thotë se Rrëqebulli është mashkull dhe po thërret një femër për çiftëzim.
“A e keni dëgjuar ndonjëherë se si rrëqebulli i Ballkanit thërret për t’u çiftëzuar? Rrëqebujt tanë tashmë po rehatohen me kamerat-kurth. Këtë e tregon fare mirë ky individ në rajonin Pukë-Mirditë, ku qetësisht pozon, thërret për t’u çiftëzuar, gërvisht veshët dhe në tërësi duket të jetë i qetë e i gëzuar. Larmishmëria e këtyre veprimeve, po ja lehtëson së tepërmi punën studiuesve tanë. Faleminderit rrëqebull i mrekullueshëm!”, shkruan PPNEA.