Prej më shumë se 4 muaj, disa banorë të “Astirit”, nën drejtimin e djalit të Dahri Balliut, bllokojnë çdo pasdite rrugën, duke mos lejuar mijëra njerëz që kthehen nga puna, të shkojnë normalisht në shtëpitë e tyre.
Policia, për fat të keq, vazhdon ta tolerojë këtë situatë! Por, si veprohet në vendet perëndimore në këto raste?
Ju sjellim vetëm rastin e fundit nga Britania, ku prej tre ditësh, disa qindra njerëz protestojnë për klimën në Londër, duke bllokuar rrugën. Punonjësit e policisë i kanë marrë në krah ata dhe i kanë zhvendosur nga rruga.
Ndërsa ish-ministri britanik David Blunkett është treguar edhe më i ashpër, duke kërkuar aq ata të merren zvarrë, pasi bllokojnë jetën dhe qarkullimin e mijëra njerëzve që kanë halle apo duan të shkojnë në punë.
Blunkett u revoltua për një protestë vetëm 3 ditore, imagjinoni se çfarë do të thoshte ai, nëse do të gjendej përballë një situate si ajo e “Astirit”, që zgjat prej më shumë se katër muajsh, apo që një njeri civil si djali i Fahri Balliut, kap prej gryke policët.