Ky është momenti shokues kur edukatorja përplas në dysheme një foshnje 8 muajshe. Video tregon momentin kur gruaja 57 vjeçare rreh vajzën e vogël me peshqir në mënyrë të përsëritur për ta ndaluar së qari.
Më pas shihet duke e goditur në kokë dhe përplasur në dysheme. Incidenti ndodhi në Taichung në Tajvan dhe zbulua kur drejtor i “Qendrës së Fëmijëve” vuri re shenja dhune në ballin e foshnjës.
Ai inspektoi kamerat e sigurisë dhe zbuloi ngjarjen shokuese që kishte ndodhur. Foshnja 8 muajshe u dërgua në spital për të trajtuar plagët në kokë. Edukatorja pohoi se doli jashtë kontrollit për shkak se kishte dhimbje koke dhe dha dorëheqjen.